Në “Teatrin e Ëndrrave, asnjë tifoz deri në 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United po përgatit një plan ekstrem për të rikuperuar miliona euro humbje për shkak të goditjes nga pandemia, e ky përfshin dhe parashikimin për të mos patur asnjë tifoz në stadium deri në vitin 2021.

“Djajtë e Kuq” që po synojnë të rikthehen me ndeshjet e Premier league në fundin e këtij muaji, po konsiderojnë një skenar të denjë për “Doom’s day”, praktikisht asnjë tifoz në shkallët e “Teatrit të Ëndrrave” për 6 muaj pasi futbolli të ketë marrë lejen që të rikthehet në fushën e blertë.

Lojtarët do të duhet të përshtaten me situata të çuditshme e madje ka nga ata që pretendojnë vendosjen e altoparlantëve në impiantin “Old trafford” për të imituar koret e tifozëve dhe ovacionet. Shumë njerëz në Angli e kuptojnë se me situatën e krijuar nga coronavirus, stadiume me kapacitet 75 mijë persona nuk do hapen të paktën deri në 2021, kur të jetë në qarkullim një vaksinë potenciale.

“Parashikimi për të parë stadiumet e Premier League plot, nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt dhe klubet e dinë këtë. Do të ishte e pakujdesshme që skuadrat të mos e buxhetonin këtë parashikim e bashkë me të, humbjet e mëdha” tha një burim i FA, për “Mirror”./Fjala.al/

Të fundit

Sojli: Parashqevi Simakun nuk e mbështetën! Mund të kishim dhe ne një Céline Dion

Në Shqipëri ai mbahet mend si një nga artistët më të dashur, por në SHBA, rrugëtimi tij vijoi edhe...

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Presidenti amerikan konfirmon telefonatën me presidentin rus. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan...

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues...

Rexhep Qosja voton dhe jep një mesazh: Demokracia ndërtohet me kurajo

Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. “Duke u mbështetur në shpatullat e së ardhmes ndjej peshën e përgjegjësisë...

G Bani pranon se e goditi Gjestin: Jam mësuar të më preket imazhi

I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIg...

Lajme të tjera

Web TV