COVID-19/ Këto janë lehtësimet që do fillojnë nga nesër në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga dita e nesërme në Kosovë do ketë ndtryshime e lehtësime të masave ndaj koronavirusit.

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

Më 4 maj (nesër) fillon faza e parë e lehtësimit të masave, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.5 në 3 orë në dy orare, paradite dhe pasdite.

Ndërkohë faza e dytë planifikohet të jetë nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Ky lajm u bë publik nga Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia, i cili ka njoftuar se nuk do të ketë më rotacion të orarit por nga nesër qytetarët do të dalin dy herë nga 90 minuta, para dhe pas dite.

Vitia shtoi se qytetarët nuk duhet të relaksohen por të vazhdojnë t’i respektojnë masat e qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./Fjala.al/

Të fundit

Panairi i turizmit në Berlin, Kumbaro: Shqipëria sërish në qendër të vëmendjes globale

Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, që do të zhvillohet në datat 4-6 mars, Shqipëria do...

“Koalicioni shqiptar”, zbulohen opsionet për emrin e koalicionit gjerman

Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i ri në Gjermani mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të njihet si...

Raporti 2024, IOM: 40% e fuqisë punëtore është larguar nga vendi, ja shkaku

Në raportin e vitit 2024 të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit raportohet se rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka emigruar jashtë vendit. Shkak...

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe para stërvitjes. Përshpejton humbjen e yndyrës Kafeja...

Trump, pa asnjë lidhje me Berishën

Nga  ARTUR  AJAZI Qysh në fushatën e zotit Trump, kreu i Partisë Demokratike (i konvertuar në konservator) ka hequr paralele mes fatit të tij politik,...

Lajme të tjera

Web TV