Ata kanë miliona dollarë, disa prej tyre miliarda, në emër të tyre. Ndaj është e drejtë të themi se për yjet botërore paraja nuk është aspak objekt i rëndësishëm. Kanë shumë dhe po aq shumë shpejt shpenzojnë, edhe për sende ekstremisht ekstravagante, shpeshherë edhe të panevojshme. Nga tualeti prej floriri i Kanye West tek qeni i shtëpisë së Paris Hilton apo pajisja që gjurmon fantazmat e Lady Gagës, këngëtarët aktorët dhe personazhet e jetës sociale, e trajtojnë veten si mbretër prej vitesh.
Më i cmenduri në ide vitet e fundit është Drake, 33 vjecari i cili ka paguar 314 mijë paund për krevatin e tij, pasi ai fle në një krevat me një bar nën të, të mbushur veç me whiskey dhe shampanjë. I janë dashur 600 orë për ta plotësuar pasi pijet ishin porositur nga një kompani suedeze. Gjithsej 314 mijë paund nuk kanë asnjë vlerë për artistin që thuhet se kushton 120 milionë paund.
500 mijë paund ka shpenzuar Kayne West për fronin e tij, tualetin e floririt. Me sa duket familja Kardashian është mësuar të bëjë gjithçka në luks, edhe nevojat personale. Thuhet se në vilën e Bel Air, reperi 42 veç e ka bërë frigoriferin me porosi, të mbuluar me kristale Swarovksi.
Në vitin 2011, Victoria Beckham, e njohur për stili e saj glamur, shpenzoi 26 mijë dollarë për të veshur me flori, telefonin e saj i-Phone. Dizenjuar nga Stuart Hughes, telefoni i saj u vesh me një shtresë 150 gram flori 24 karatësh.
Paris Hilton është e njohur për faktin se dëshiron të ketë gjithçka të shtrenjtë. Jo më kot bleu qenin e saj për në shtëpi për plot 260 mijë paund, edhe pse bëhej fjalë për një qen të zakonshëm. Bashkë me të, Paris kërkoi edhe ndryshime në shtëpi, duke kërkuar ndërtimin e një ballkoni enkas për qenushin, që të pushojë i qetë në diell.
Aktori fitues i cmimit Oskar, 56 vjecari Nicolas Cage ka shpenzuar shumën 220 mijë dollarë për një skelet dinozauri në shtëpinë e tij. Bëhej fjalë për skeletin e një Tiranosauri që datonte 67 milionë vjet më parë.
Ndërsa shumica e të dashurave duan t’i dhurojnë njeriut të zemrës një dhuratë të bukur e shpeshherë simbolike, kjo nuk ndodh me të gjjithë. Katy Perry i dhuroi të dashurit të saj në 2010 Russel Brand, një biletë për të udhëtuar në hapësirë, që i kishte kushtuar 160 mijë paund.
Lady Gaga është e fiksuar me fantazmat dhe thotë se ideja e ekzistencës së një fantazme, mund ta paralizojë në vend dhe të vdesë nga frika. Për këtë këngëtarja 34 vjecare ka shokuar botën që në 2010-të pasi ka blerë për 37.5 mijë paund një pajisje që gjurmon fantazmat, bëhet fjalë thjesht për një detektor për aktivitetet paranormale, me fushë elektromagnetike, që ajo e merr me vehte kudo ku shkon.
Nga lista e shpenzimeve të çuditshme nuk bën përjashtim edhe Miley Cyrus, e cila harxhoi 100 mijë dollarë për një makinë Range Rover, jo për vete por për qenin e saj të çmuar.
Beyonce i bleu vajzës Blue Ivy një kukull barbi të veshur me diamant, më saktë me 160 gurë diamanti për shumën e 60 mijë dollarëve, plus 20 mijë dollarë për aksesorët e tjerë të kukullës./Fjala.al/