Dha intervistë për FJALA.al, Top Channel përjashton nga ekrani Albanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alban Dyrmishi, një nga personazhet në programin”Përputhen” është përjashtuar nga emisioni pasi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Fjala.al, me gazetaren Enkelejda Fishekaj.

Lajmi konfirmohet nga vetë Albani, i cili përmes një ‘Instastory” tregon se është përjashtuar nga emisioni për shkak të intervistës që ka dhënë.

“Tani sapo më lajmëruan që për shkak të intervistës që unë kam dhënë jam përjashtuar nga emisioni, zakonisht nuk dua të prish gojën për këta njerëz”, shkruan Albani.

 

Më tej Albani në një “Instastory” tjetër shprehet se intervista ishte thjesht një pretekst, por arsyeja e vërtetë e përjashtimit të tij është pasi ai nuk i bindej skenarit të autores së programit.

“Prej kohësh autorja e këtij programi nuk po e duronte dot mosservilizmin dhe mosbindjen time ndaj skenareve të saj amatore dhe dashakeqe, ndaj gjeti rastin sot dhe vendosi duke mos pas guximin të më kontaktoj vet personalisht po nëpërmjet vartëses së saj me pretekst intervistën time, falenderoj të gjithë ata që më kan mbështet këto kohë, dhe jam krenar që su bëra kurr pjes e asnji skenari dhe thash gjithmonë atë që desha. Olsa Shpresoj të gjesh burr, futu vet në përputhen se mosha ikën”, shkruan ish konkurenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi. /Fjala.al

Shihni intervistën e plotë të Alban Dyrmishi për Fjala.al.

https://www.youtube.com/watch?v=VChHtGGzsBw&feature=emb_title

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV