Vetëvrasja e 26 vjeçarit në qendrën e karantinës, ministri Vitia mendon dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke menduar dorëheqjen nga detyra pas vetëvrasjes së një 26 vjeçari në qendrën e karantinës në Prishtinë. Ai tha se ka menduar të dorëhiqet që dje, por për momentin është fokusuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke kërkuar edhe nga Prokuroria të realizojë hetime të thelluara.

26 vjeçari nga Gjilani u kthye të shtunën nga Gjermania dhe sipas rregullores, iu kërkua të karantinohej në qendrën e ngritur në Prishtinë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ai ka kundërshtuar të hyjë në qendër duke pretenduar se kishte edhe sëmundje të tjera.

Pasi hyri brenda ambienteve të qendrës, i riu u hodh nga kati i katërt çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ministri Vitia deklaroi sot se personi nuk kishte paraqitur asnjë dokument që vërtetonte probleme të tjera shëndetësore dhe se dërgimi në qendrën e karantinës është një praktikë që ndiqet për të gjithë të riatdhesuarit.

Të fundit

Shqipëria e para në Europë për shpenzimet e larta/Cilat janë mallrat që u rriten më shumë

Nga 51 grupe mallrash dhe shërbimesh që shërbejnë për matjen e inflacionit mesatar, në 34 prej tyre çmimet u...

Çfarë fshihet pas divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës! Flet ‘miku’ i tyre

Më 20 qershor 2024, Ilir Meta ka njoftuar zyrtarisht divorcin nga Monika Kryemadhi, bashkëshorten e tij si dhe partneren politike prej rreth 30 vitesh...

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë e reja që kanë hyrë në tregun politik. Ai u shpreh se e majta...

Emigrantët mund të sjellin rotacionin”/Spahiu:Votimi nga diaspora rrezikon të manipulohet

Kreshnik Spahiu foli në një emision televiziv, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025. Fillimisht Spahiu u ndal tek vota e diasporës dhe regjistrimi...

Shqipëria e tronditur nga krimi, Basha: Dështim i ligjit dhe rendit në vend

Kreu i Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me dy atentatet e fundit që kanë tronditur vendin. Ai tha se këto ngjarje dëshmojnë...

Lajme të tjera

Web TV