Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi edhe dje me akuza të ashpra kundër kryetarit të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si një figurë të kapur nga mazhoranca dhe duke hedhur akuza për amnistimin e krimeve elektorale.

Berisha tha se Dumani nuk duhet të qëndrojë më në detyrë, duke e quajtur atë një “mercenar të partisë së krimit” që favorizon interesat e qeverisë. Në një konferencë për mediat, Berisha kritikoi dhe propozimin për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, përfshirë Dumanin, duke e kundërshtuar hapur këtë masë të mbështetur nga SHBA.

Ai nuk kurseu sulmet ndaj prokurores Elizabeta Keshi dhe ministrit Ulsi Manja, duke i cilësuar si pjesë të një skeme të manipulimeve elektorale dhe të drejtësisë së kontrolluar nga qeveria. Në konferencën e mbajtur dje kreu i Partisë Demokratike akuzoi hapur Altin Dumanin për keqmenaxhim të detyrës dhe favorizim të krimeve elektorale.

Berisha e përshkroi SPAK-un si një “organizatë kriminale” që, sipas tij, mbulon skandalet e qeverisë. “Altin Dumani është një mercenar i partisë së krimit. SPAK është kthyer në një organizatë kriminale, ku prokurorët amnistojnë krimet elektorale të mazhorancës. Nuk ka asnjë ligj që lejon një prokuror të flejë mbi dosjet e krimit elektoral, ndërsa Dumani dhe të tjerë të SPAK vazhdojnë të mbrojnë interesat e partisë së qeverisë,” deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve trajtoi edhe çështjen e rrogës së Altin Dumanit, duke e quajtur atë një shpërdorim të parave publike. “Rroga e Altin Dumanit është 100 milionë lekë në vit. Një shifër absurde për dikë që fle mbi dosje dhe amniston krime elektorale. Kur qeverisja unë, me një të shtatën e këtyre shpenzimeve, hetoheshin mbi 1,400 raste në vit. Kjo që ndodh sot është piramida më e shëmtuar e korrupsionit,” shtoi ai.

Lexo edhe :  Këlliçi me demokratët në Vorë/Në 23 dhjetor do t’i dërgojmë mesazh të qartë kryeministrit

Mandati i Dumanit

Berisha kundërshtoi edhe propozimin për zgjatjen e mandatit të kryetarit të SPAK, një masë e mbështetur nga zyrtarë të SHBA.

“Një prokuror që zbaton ligjin mund të ketë mandat të zgjatur. Por ata që janë pjesë e organizatës kriminale të SPAK-ut, si Altin Dumani, duhet të jenë në burg. Nuk ka arsye që Dumani të mbetet në detyrë kur ka dështuar totalisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve elektorale,” deklaroi Berisha.

Kryedemokrati hodhi akuza konkrete edhe ndaj prokurores Elizabeta Keshi dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke i akuzuar për manipulim të dosjeve penale. “Dosja e Ulsi Manjës dhe Edi Ramës u çua tek Elizabeta Keshi, e cila nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje dhe e mbylli atë. Kjo është një skemë e pastër për të mbrojtur figurat e larta të mazhorancës. Këto janë krime të amnistuara nga SPAK në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qeverinë,” tha ai. Berisha shpjegoi edhe arsyet përse nuk mori pjesë në takimin mes dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si “Pashiçi shqiptar.”  “Nuk mund të shkoja në Kosovë me Pashiçin e Tiranës. Ai duhet të kërkonte falje për sanksionet që vendosi ndaj Kosovës dhe për mosmiratimin e rezolutës së dënimit të gjenocidit serb. Kjo qeveri ka ndihmuar Vuçiçin dhe ka dëmtuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,” përfundoi Berisha. Konferenca u mbyll me zotimin e tij për të publikuar prova të reja që, sipas tij, vërtetojnë se SPAK ka amnistuar krimet elektorale dhe ka vepruar në favor të mazhorancës.

Të fundit

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse...

Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk...

Tubimi i opozitës më 23 dhjetor, zbardhet skenari, ja rrugët që do të bllokohen

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në...

Shqipëria mbyll platformën ‘TikTok’, ministrja Manastirliu zbardh vendimin

Ngjarjet e fundit në shkollat e vendit sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga...

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV