Shqipëria mbyll platformën ‘TikTok’, ministrja Manastirliu zbardh vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarjet e fundit në shkollat e vendit sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga Ministria për të shmangur përsëritjen e këtyre episodeve.

Ministria e Arsimit, Ogerta Manastriliu në takimin përmbyllës me prindër dhe mësues, bëri me dije masat e reja të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Ministria përmendi se kanë vendosur mbylljen e platformës TikTok, vendosjen e kamerave inteligjente, dyfishimin e numrit të oficerëve të policisë.

Për rritjen e Sigurisë Fizike dhe Digjitale në Shkolla kemi vendosur: Bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre.”/K.B

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV