Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar protestën bllokuese të opozitës, thotë se është një krizë trafiku dhe jo politike. Në një intervistë për një emision televiziv, analisti tha se edhe pjesëmarrja e Sali Berishës në protestë, pas gati një viti që qëndroi në arrest shtëpiak, nuk e rriti numrin e protestuesve.
“Ka më shumë njerëz që merren me rendin, persona të mediave sesa vetë protestues. Janë kryesisht janë zyrtarë të PD që me pak përkrahës bllokojnë rrethrrotullime që janë të kollajtë t’i bllokosh. Kjo e sotmja në Tiranë është një krizë trafik, jo politike sepse e tillë ka qenë situata edhe herët e kaluara. Sot i vetmi ndryshim është prezenca e opozitës, që nuk i dha impuls numerik protestës. Në këtë kuadër, doja të vija në dukje diçka që Agron Gjekmarkaj, u duk sikur ka pësuar një situatë jo të këndshme dhe i uroj që ta kalojë sa më shpejt.
E thënë kjo, politikisht nuk besoj se kjo protestë ofron diçka të re. Është më shumë nga e njëjta gjë. Strategjia e vjetër e Berishës, ku unë nuk flas me askënd, vazhdoj rrugën time dhe po të ngelen 20 veta. Zgjedhje kokëfortë që të bllokosh kryeqytetin një ditë para krishtlindjeve, E padobishme. Do të thosha se është pasdite, ku nëse do të futeshit planet e xhiruara në protestën paraardhëse, është e njëjta gjë. Nuk dihet çfarë kërkon opozita të prodhojë me këtë sjellje, e sigurt që kapitali i saj politik nuk besoj që të jetë rritur.“, u shpreh Minxhozi./ S,M