“I mbivlerësuar”! Heynckes vë në pikëpyetje Leroy Sane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jupp Heynckes është një personazh që braktis menjëherë pensionin e majme dhe pushimet e qeta nëse te bayern e thërrasin në ndihmë. E bëri këtë kur bavarezëve u duhej një timonier në emergjencë, dhe e bën edhe kur duhet të këshillojë për futbollistë e rinj.

Së fundmi Jupp Heynckes, ka hedhur dyshime mbi blerjen potenciale të talentit të përfaqësueses gjermane Leroy Sane. Ky i fundit vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Bayern Munich, me merkaton e verës që po afrohet. Mesfushori ofensiv i Manchester City është duke u rikuperuar nga një lëndim që e pësoi në fillim të sezonit, madje kjo bëri të dështojnë dhe tratativat  në dimër. Jupp Heynckes, njeriu që e bëri Bayernin të shkëlqente disa vite më parë ka thënë se çmimi i tij është i pajustifikueshëm.

“Për mua, ai akoma nuk ka kaluar në nivelin e një top-lojtari absolut. Mendoj se është dikush në një udhëkryq dhe ende nuk ka vendosur se farë do të bëjë. A do të punojë ai për vete, apo do të mbetet vetëm një talent në pritje?”, ka shtuar trajneri gjerman.

“Leroy duhet të jetë gati për hapin tjetër të madh sepse nuk ka vlerë nëse përdor talentin vetëm kohë pas kohe dhe me oshilacione. Sinqerisht them se nuk e shoh aspak si të arsyeshëm çmimin e tij”, ka thënë ndër të tjerash Heynckes. Praktikisht në gjuhë direkte, veterani i stolit e quan menduri, që bayern të paguajë 120 milionë Euro për mesfushorin./ Fjala.al

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV