Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e vlerësoi sukses të risisë së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), për regjistrimin e Operatorëve Ekonomikë në platformën online: www.obp.al. Gonxhja tha se, mbi 100 operatorë ekonomikë janë regjistruar tashmë në vetëm 20 ditë, në kategoritë e objekteve të prokurimeve për të cilat janë të interesuar.
Sipas tij, njoftimet automatike për tenderët e rinj po mbërrijnë me sukses në adresat e tyre elektronike, duke u kursyer kohë dhe mundësuar akses të menjëhershëm në informacionin e nevojshëm. Ministri solli në vëmendje se risia e kësaj platforme ka sjellë: Lehtësim informimi për operatorët ekonomikë mbi procedurat e shpallura; Rritje të pjesëmarrjes në procedurat e prokurimeve publike të OBP dhe transparencë dhe efikasitet më të lartë për të gjitha palët e interesuara./e.t