Lefter Maliqi: Shqipëria s’vuan nga koronavirusi, por nga një njeri që po ju merr jetën-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, për të cilin thotë se ka terrorizuar njerëzit, duke i futur në panik.

Maliqi thekson se paketa e ashtuquajtur ‘paketa e luftës’ është një shoë i Ramës, ndërsa thotë se kryeministri përmes oligarkëve dëshiron që të mbajë pushtetin.

“Kam ndjekur situatën dhe problematikat e Shkodrës dhe të çdo qytetit tjetër të Shqipërisë. Jam një nder zërat kundër, të masave ekstreme kufizuese të cilat përcillen me ekstrem dhe terror nga kryeministri në Surrel ne bunkerin e tij duke e futur popullin ne panik dhe terror.

Këtë periudhe kryeministri e ka përdorur për te bere pazar te pastër me shqiptaret duke përdorur riatdhesimet, duke dhënë tendera sekret.

Fati i keq i shqiptareve është qe udhëhiqet nga një njeri qe nuk ka lidhje me Partine Socialiste por ka lidhje me një rilindje te korruptuar anormale.

Shqipëria sot nuk vuan nga coivd-19 por vuan nga një fatkeqësi edhe me e madhe qe është ajo e te pasurit ne krye te qeverise një njeri qe po ua merr jetën shqiptareve.

Paketa e luftës dhe ndihma për bizneset është një show mashtrimi, kryeministri po e nënshtron popullin, po bën një fushate elektorale duke u dhënë ca lek dhe ndihma ne ushqime qytetareve. Ky dëshiron qe përmes oligarkëve te mbaje pushteti, po tallet me shqiptarët.

Ka ardhur momenti qe pas qershorit te ngrihemi me protesta te qëndrueshme deri ne shpërndarjen e parlamentit. Kam besimin edhe tek presidenti i vendit i cili e nisi me 2 mars dhe ishte një manifestim madhështor.

Ky njeri e shpopulloi vendin, rinia iku. Sot jemi një vend ku defakto është instaluar diktatura dhe vetëm Shkodra është sot vendi i frymëzimit i demokracisë.

Presidenti Meta gjate kësaj periudhe ka qene aktiv dhe ka vepruar ne përputhje me interesat e vendit, te qytetareve dhe demokracinë.

Ai ka qene aktiv duke dhuruar gjak, ka qene ne presidence ne qytete duke ndjekur situatën ndërsa beu i Surrelit shpërndan vetëm mesazhe paniku dhe terrori për qytetaret.”, -shprehet Maliqi në një lidhje me televizion lokal të Shkodrës, TV1-Channel.

Lexo edhe :  Rinumërimi në qarkun Tiranë: Detajet e fundit dhe planin në vijim

Të fundit

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili...

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë fluturon me charter, një shpenzim...

Titullari i Barcelonës befason botën: Pranoj ulje page

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS. Klubi katalanas...

Ngacmim moral, “shpikja” e radhës e Mbappe për një gjyq në Paris

Kylian Mbappe ka akuzuar Paris Saint-Germain për ngacmim moral. Ju duket gjë e padëgjuar? Ndoshta, por ai thjesht ka kthyer përgjigje për një padi...

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar sizmik, me tërmete deri në...

Lajme të tjera

Web TV