“Hard Talk”/ Mbështetja për Ramën, Meta tregon nëse është penduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta nuk është penduar për mbështetjen që i ka dhënë Edi Ramës në fillimet e tij në politikë. Në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, Meta theksoi se Rama dikur ishte progresiv dhe në mbrojtje të kauzave të rëndësishme të qytetarëve.

“Filozofia ime ka qenë gjithmonë që të mbështes ata që dëshirojnë të përcjellin energji të reja, përpjekje të reja, përpjekje për progres dhe zoti Rama më dukej i tillë në një periudhë të rëndësishme. Ishte për demokraci, ishte për një anëtar një votë, ishte për legalizimin e fraksioneve, ishte për kritikë ndaj qeverisë, ishte për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ishte në krah të gazetarëve, ishte për pavarësi të gjyqësorit, pra ishte progresiv në shumë tema dhe në këtë drejtim unë asnjëherë nuk pendohem”, tha Meta.

Roland Qafoku: Më ngacmuat me një anëtar një votë, keni thënë edhe një pallat nje votë.

“Edhe këtë gjë e kam thënë, por po them që ka qenë një partizan i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ka qenë kundër koncesioneve, ka qenë për gjëra shumë pozitive në interes të publikut”

Roland Qafoku: Si mund të kalohet nga kuota kaq të larta direkt në “i lidhur me krimin”, “një pallat një vote”… Domethënë ka shumë “up and down”.

“Tani të gjitha këto që unë thashë i përkasin një periudhe tjetër, çështjet e tjera i kalojnë një periudhe tjetër.  Ky lloj transformimi nuk duhet kërkuar tek unë. Unë vazhdoj, kam bindje tek zgjedhjet e lira, kam bindje te pavarësia e drejtësisë dhe i qëndroj asaj reforme që votuam me 140 vota në 21-22 korrik 2016. Unë vazhdoj besoj te gjithëpërfshirja, vazhdoj të besoj te liria e medias, vazhdoj të besoj tek një anëtar një votë, vazhdoj të besoj edhe tek e drejta e kujtdo për të bërë edhe një fraksion brenda një force politike sepse këto zhvillojnë demokracinë dhe rrisin  aftësitë e një shoqërie gjithëpërfshirëse edhe të shëndetshme.”

Lexo edhe :  Meta “lirohet” më 12 maj/ Avokati: Nëse e fiton mandatin do kërkohet zëvendësim mase

Roland Qafoku: I bie që tani Rama të jetë bërë pak i mirë, pas gjithë këtyre vlerësimeve.

“Unë nuk thashë që është bërë pak i keq apo shumë i keq, këto janë konkluzione tuaja, për mua është e rëndësishme që të gjithë t’i shërbejnë të mirës në çdo kohë dhe jo thjesht mbi aspektet emocionale apo ndonjëherë edhe të karakterit moral sepse nëse do ndodhte kështu i bie që asnjëherë nuk do kishim bërë një marrëveshje me Nanon, asnjëherë një marrëveshje me Berishën, asnjëherë një marrëveshje me Ramën, e kështu me radhë, por politika i ka këto tani.”

-Largimi i Dvoranit pjesë e marrëveshjes me Ramën? Meta flet në “Hard Talk”

https://youtu.be/AhgZwISJtrA

Të fundit

SHIFRAT për çdo zonë / Tjetër rritje e çmimeve të banesave në Tiranë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë duket se do të jenë në rritje edhe gjatë vitit 2025. Sipas revistës Monitor, çmimet...

Një muaj në qeli, reagon Veliaj: Nesër do mbroj veten dhe familjen!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë sërish një reagim teksa është bërë një muaj që po qëndron në qeli. Teksa ditën e...

Publikohet video/ Çfarë tha Gjesti në dhomë të rrëfimit pas daljes së Eglit

Pas daljes së Eglit nga shtëpia e “BBVA4” për shkaqe shëndetësore, banorët e spektaklit në fjalë, por jo vetëm, mendojnë se arsyeja e tërheqjes...

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat me paratë në 2025

Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025. Sipas astrologes janë...

Investimi në hyrje të Shkodrës, nis prishja e 10 objekteve për t’i hapur rrugë projektit

Shkodra po i hap rrugë transformimit urban me një tjetër fazë të rëndësishme të punimeve për hyrjen e re të qytetit. Pas shpronësimeve, Inspektorati...

Lajme të tjera

Web TV