SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e SPAK kundër vendimit të gjyqtares së së GJKKO-së Floreja Davidhi për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Tirane- Engert Pëllumbi është gjyqtari i Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtojë ankimimin e SPAK kundër vendimit të gjyqtares së së GJKKO-së Floreja Davidhi kundër lirimit të Berishës nga masa arrest në shtëpi.

SPAK kërkoi kthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, i pandehur për dosjen e aferës ‘Partizani’.

Dy prokurorët që po hetuan aferën ‘Partizani’ janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, të cilët tashmë dosjen e kanë kaluar për gjykim në GJKKO. Seanca paraprake për të vendosur nëse kalohet dosja për gjykim mbahet më 6 janar me gjyqtaren Flojera Davidhi, po e njëjta që i hoqi Berishës masën arrest në shtëpi më 27 nëntor.

Prej 30 dhjetorit të vitit 2023, kryetari i PD Sali Berisha u mbyll në shtëpi, pasi refuzoi në mënyrë të vazhdueshme të zbatojë masën e parë që gjykata vendosi ndaj tij, atë të detyrimit për tu paraqitur, si person nën akuzë për korrupsion pasiv.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksione nga SPAK që po vijon hetimet për pasurinë e familjes së ish-kryeministrit ‘non grata’ Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij./K.K

Të fundit

Berisha: Në PS po i nxjerrin ‘sytë’ njëri-tjetrit

Kryedemokrati Sali Berishaka deklaruar se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste dallojnë nga njëra-tjetra për faktin se në PD kanë...

2024, viti i SPAK-ut

Nga Artur Ajazi Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë dekorate. Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese,...

Nga minimumi jetik 200 euro te paga mesatare 1200 euro, Berisha: Paratë janë….

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë një takimi të organizuar nga dega e PD-së së Kamzës, tha se në territorin e Shqipërisë nuk do ketë...

5 nga filmat më të mirë romantikë që mund të shihni këtë fundjavë

Filmat romantikë janë gjëja më e afërt me një zhanër universal. Kjo sepse, me përjashtime të rralla, të gjithë bien në dashuri, ose të...

Trump drejt ndarjes me bashkëshorten? Ja veprimi i ish-presidentit që ngjalli dyshime

Urimi i Donald Trump për Krishtlindje, i cili përdori një foto të vjetër me Melanian nga 2018, ka nxitur thashetheme dhe spekulime në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV