3 vite në Presidencë, Meta: Nuk kanë qenë të lehta, shkak zgjedhjet nga aktorë të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta nuk i konsideron aspak të lehta tre vitet e tij si kryetar shteti. Në intervistën për emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, Meta u shpreh se këto vështirësi kanë ardhur si pasojë e vendimarrjeve të aktorëve të tjerë, duke iu referuar opozitës dhe mazhorancës.

“Së pari do isha i hapur të bëja një bilanc me ju për tre vite, pas datës 24 korrik, sepse atëhere plotësohen 3 vite në detyrën e Presidentit. Së dyti nuk kam ndërmend t’i numëroj as ditët dhe as vitet në këtë detyrë, por jam i përkushtuar ta bëj me përgjegjësinë maksimale që nga moment i parë që kam hyrë në këtë institucion dhe deri në 24 korrik të 2022. A kanë qenë këto vite të lehta? Jo! Sepse situata në vend nuk ka qenë ajo që unë do të doja të ishte dhe ajo për të cilën unë jam përpjekur gjatë kësaj periudhe, por kjo ka qenë një zgjedhje e aktorëve të tjerë që unë gjithmonë kam qenë për bashkëpunim, për të respekttuar Kushtetutën, që reformën në drejtësi ta zbatoj në frymën e Kushtetutës, kam qenë për pjesëmarrje në zgjedhje dhe jo për bojkot të tyre apo të institucioneve, por për fat të keq palët zgjodhën dy rrugë të gabuara . Njëra palë zgjodhi atë polarizimin ekstrem  dhe përpjekjen për të dominuar dhe për të kapur të gjitha institucionet, dhe pala tjetër zgjodhi rrugën e legjitimimit të këtyre institucioneve. Kjo nuk i ka shërbyer vendit sepse duket qartë lista e kërkesave apo kushteve që duhet të plotësojmë deri në hapjen e vërtetë të negociatave”, u shpreh Meta.

-“Hard Talk”/Normalizimi i plotë i Shqipërisë, Meta “vë bast” për zgjedhjet e 2021-shit

Lexo edhe :  "Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë"

Të fundit

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Lajme të tjera

Web TV