Nesër riatdhesimi nga SHBA, Ambasada Shqiptare tregon procedurat për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja shqiptare në Uashington, Floreta Faber ka dhënë informacione mbi riatdhesimin e shqiptarëve nga SHBA. Nisja do të bëhet nesër, pas dreke, për të mbërritur në Evropë mëngjesin e 7 majit.

Ambasadorja ka treguar procedurat që do të ndjekin shqiptarët në bazë të dokumentacionit që kanë, ndërkohë që në Londër do i presë një avion i “Air Albania”.

Reagimi

Nisja me datën 6 maj pasdreke nga Aeroporti JFK, nëpërmjet kompanisë British Airways (fluturim komercial) që mbërrin në Londër në Aeroportin Heathrow më datë 7 maj. Qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt SHBA-së me viza turistike do të pajisen me një vizë (falas) 24-orëshe tranziti në aeroport. Qytetarët që janë të pajisur me green card ose pasaportë amerikane (por që janë shtetas shqiptarë), dalin nga aeroporti me atë document. Sapo të dalin nga kontrolli i dokumentave, pasagjerët duhet të marrin bagazhet dhe të drejtohen menjëherë drejt autobuzave që do mundësojnë transportin nga Aeroporti Heathrow drejt Aeroporti Luton nga ku do jete fluturimi tjeter. Fluturimi tjetër drejt Tiranës, mundësohet përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) që niset nga Londra/Aeroporti Luton dhe mbërrin në Tiranë po më datën 7 maj në darkë.

Duke marrë shkas nga kërkesat e larta për fluturime drejt Shqipërisë dhe duke kuptuar që mundësitë për udhëtime drejt Shqipërisë janë gjithnjë e më të pakta, si edhe për ta bërë të mundur procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Londrës dhe pasaj drejt Shqipërisë, si dhe transportin me autobuz ndërmjet dy aeroporteve gjatë tranzitit në Londër. Në momentin e rezervimit të biletës, do të deklaroni dhe qytetin ku jetoni në Shqipëri, për udhëzime të mëtejshme që lidhen me procesin e karantinimit (brenda shtëpive tuaja ose sipas udhëzimit përkatës).

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur.

Për të mundësuar këtë fluturim, ju drejtohemi të gjithe qytetarëve, veçanërisht aty që kanë vendosur emrin në listë pritje të drejtohen tek:

Email : info@globustravelusa.com
Mob : ( 551 ) 265 6279
Mob : ( 914 ) 400-9602

Numri i vendeve është i limituar, përparësi kanë studentët dhe të moshuarit që nuk kanë arritur të marrin kujdesin shëndetësor dhe ilaçet gjatë qëndrimit në SHBA.

Kjo është mundësia e fundit për riatdhesime të organizuara.

Ju urojmë udhëtim të mbarë!

Floreta Luli-Faber

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV