Rrotacioni, apo racioni i Berishës..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Në urimin për vitin e ri në 31 Dhjetor, Sali Berisha ftoi shqiptarët ti bashkohen atij dhe partisë tij “për të bërë të mundur rrotacionin në 11 Maj 2025”. Ejani -tha Berisha- ti japim “grushtin e fundit regjimit dhe narkoshtetit”. E habitshme. Se si një politikan edhe ditën e bekuar të Vitit të Ri, bën thirrje për “rrotacion”.

Le që Berisha e ka fenomen të zakonshëm, pasi edhe kur ra tërmeti, edhe kur ra COVID-i, ai jo vetëm u lumturua, por bënte thirrje për “zgjedhje të reja, largim të qeverisjes Rama”. E kush nuk e do rrotacionin. E kush nuk kërkon rrotacion, kur “mbushet kupa”. Por Berisha harron se, rrotacioni bëhet me votën e shumicës, rrotacioni është i sigurtë kur një qeverisje është “NUL” nga gjithçka, kur nuk ka arritur të bëjë asgjë nga ç’ka premtuar, dhe kur në popull, ajo qeverisje nuk gëzosh mbështetje maksimale.

Asnjë prej këtyre pretendimeve nuk ka pse e gëzon Berishën. Edi Rama, dhe qeverisja e tij, kanë gjithë mbështetjen popullore, kanë arritur objektivat, kanë mbështetje nderkombëtare, dhe mbi gjithçka tjetër, Partia Socialiste ka rritur dhe jo zvogëluar numrin e anëtarësisë. E kunderta ka ndodhur tek PD-ja e Berishës. Në fakt Berisha duhej të ishte më i interesuar të merrej me riorganizimin e partisë, rritjen e forcimin e strukturave, dhe ndalimin e rrjedhjes së mbështetësve. Vetëm në 10 vitet e fundit, nga PD-ja janë larguar mbi 12 mijë anëtarë, dhe vazhdojnë të largohen. Atëhere, për ç’rrotacion e ka fjalën Berisha ? E kush nuk kërkon të vijë në pushtet ? Por pushteti ka ca kritere dhe rregulla strikte, dhe nuk të “qas” në rast se ti kërkon “qiqra në hell”.

Lexo edhe :  Vendimi për Berishën, Mosbindja civile si rrugë me një kalim

Duhet të punosh fort, duhet të luftosh fort, derisa partia të jetë një forcë e denjë politike. Po ashtu duhet të bindësh dhe frymëzosh masën e madhe të popullit, për të arritur tek vota e shumicës. Rrotacioni kërkohet kur ti si kryetar partie që pretendon të vish në pushtet, je i papërlyer me afera korruptive, kur nuk ke procese hetimore dhe gjyqesore, dhe kur ke der֝n e hapur tek ambasadat e vendeve perëndimore, veçanarisht SHBA, Britanisë Madhe, etj.

Rrotacioni gjithashtu kërkohet , kur një parti politike ka lënë “gjurmët” e saj në rritjen ekonomike, forcimin e shtetit ligjor, dhe forcimin e marrëdhënieve reciproke me faktin nderkombëtar. Mendoj se PD-ja e sotme e Berishës, nuk ka arritur asnjë nga këto kërkesa, kritere apo kushte të cilat janë domosdoshmëri logjike, për të arritur fitoren në zgjedhje. Rrotacioni i pëlqen edhe partive të reja, apo dhe atyre të krijuara rrugës në 34 vite tranzicion.

Kushdo nga ato parti kërkon rrotacion dhe pushtet. Por ja që, pushtetin e merr partia që prodhon politikë, dhe votohet lideri që di të luajë “mirë” në tapetin e politikës. Populli edhe kur hesht, të ka votuar. Edhe kur të bojkoton në shesh, sërish të ka votuar. Ndaj, rrotacionin apo racionin, kërkoje brënda PD-së zoti Berisha./kb

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV