Rritet vjetërsia në punë për burrat/ Ndryshon mosha e daljes në pension

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat. Kjo rritje është një vazhdimësi e skemës së pensioneve të miratuar në 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit si për gratë edhe për burrat.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Ndërkohë ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data janar 2025 duhet të ketë 38 vjet e 8 muaj.

Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.

Por qeveria ka parashikuar një skemë të re pensionesh e cila pritet të publikohet brenda këtij viti./   S,M

Të fundit

Rreziku nga sfidat në TikTok, nxënësja 14-vjeçare transportohet në spital

Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi ka humbur ndjenjat pas pjesëmarrjes në një sfidë online...

Trump, nuk amniston fajtorët

Nga ARTUR AJAZI Politikanët  shqiptarë të implikuar në shkelje dhe abuzime të rënda ligjore, po i gënjen mëndja se “Donald Trump do ti amnistojë”. Madje...

E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë...

“Jo anijeve ruse në port”/ Detaje nga marrëveshja 10-vjeçare e Ramës me Zelenskyn

Janë zbardhur detajet e marrëveshjes 10-vjeçare të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Volodymyr Zelenzky në Davos të Zvicrës, aty ku dyshja mori...

Fati i kurdëve u përcaktua 100 vjet më parë, jo nga Erdogan

Kur Kemal Ataturku po krijonte Turqinë moderne 100 vjet më parë, ai deklaroi: "Sa i lumtur është ai që thotë: "Unë jam turk". Popujt kurdë, megjithatë,...

Lajme të tjera

Web TV