Gjysma e Shqipërisë në terr, nga Durrësi në Sarandë ndërpritet energjia elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit janë pa energji elektrike.  Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja e Saranda u përfshinë nga terri.

Pa drita mbetën edhe Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi po ashtu në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë.

Mësohet se shkak është bërë një defekt në linjën e furnizimit 220 kilovolt, duke mos furnizuar me energji nënstacionin e Spitallës dhe Rrashbullit. Për pasojë gjithë Durrësi dhe qytete drejt jugut kanë mbetur pa energji.

Mungesa e energjisë ka krijuar problem si në lëvizjen në të gjitha qytetet, ashtu edhe te bizneset që varen nga energjia elektrike. Energjia ka qenë e stakuar kudo dhe në qytetet e mësipërme ka qenë terr në çdo rrugë./   S,M

Të fundit

Kalifornia nuk gjen qetësi, shpërthejnë sërish zjarret,mijëra persona nën urdhra evakuimi

Rreth 31,000 persona janë nën një urdhër evakuimi të detyrueshëm dhe 23,000 të tjerë janë paralajmëruar se mund t’u...

Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po...

Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare

Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalit psikiatrik. Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe...

Reshje dëbore në zonat malore/ Parashikimi i motit për sot, 23 janar 2025

Territori Shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të...

Lajme të tjera

Web TV