Vendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të Nju Jorkut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e Nju Jorkut kanë vendosur tarifë për makinat që hyjnë në qendër të qytetit – masa e parë e tillë në ndonjë qytet në Shtetet e Bashkuara.

Shoferët e makinave do të paguajnë 9 dollarë në ditë, dhe tarifa do të dallojë varësisht prej mjetit ngasës dhe orarit të qarkullimit.

Hyrja do të jetë me pagesë në qarkun e parkut qendror, dhe pjesën e vizituar aq shumë nga turistët, rreth ndërtesës Empire State, afër Sheshit Times, dhe qarkut financiar – Wall Street.

Kjo skemë synon t’i zvogëlojë problemet e mëdha me trafik në Nju Jork dhe të mbledhë miliarda dollarë për rrjetin publik të transportit, ndonëse është kritikuar ashpër nga banorët e Nju Jorkut, përfshirë presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar se do t’i japë fund kësaj skeme kur të marrë zyrtarisht pushtetin këtë muaj.

 

 

Kundërshtime të mëdha kanë pasur edhe asociacionet e kompanive të taksive.

Vitin e kaluar, qyteti i Nju Jorkut është shpallur qyteti me zonën urbane më të ngarkuar, për të dytin vit me radhë.

Makinat në qendrën e qytetit, Manhatan, kanë vozitur me shpejtësi 17 kilometra në orë, në periudhën e pikut të qarkullimit./REL

Të fundit

Kur daton Kanali i Panamasë? Dhe si funksionon?

Donald Trump ka vënë në dyshim juridiksionin mbi Kanalin e Panamasë , duke kërcënuar se do të marrë kontrollin e tij. Por...

Meta heq filtrat e bukurisë në Instagram, ja data e fuqizimit të vendimit

Instagrami do të heqë filtrat e bukurisë që janë zhvilluar nga palët e treta, duke filluar nga 14 janari. Ky hap vjen pas një vlerësimi...

Frika nga virusi HPMV/Epidemiologu:E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri ja simptomat

Një virus i ri që po qarkullon në Kinë, ka rritur ndjeshëm frikën tek qytetarët. Por në fakt metapneumovirusi është zbuluar prej dekadash, ka qarkulluar edhe...

Haveli do prodhojë birrë në Tiranë

Nga Ben Andoni Vaclav Havel nuk është më në jetë. Dhe, kuptohet se në ditët tona nuk mund të bëj asgjë që e angazhon atë...

BE: Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 90 minuta

Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 1 orë e gjysmë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi sot...

Lajme të tjera

Web TV