Më quajtëm aktore kokoshkash/Hera e parë në 45 vite që fitoi një ” Golden Globe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Demi Moore, fitoi “Golden Globe” për interpremtimin e saj në filmin “The Substance”.

Ajo mbajti një fjalim mjaft emocionues, pasi për të, kjo ishte hera e parë që vlerësohej me një çmim të tillë në 45 vite karrierë artistike.

62-vjeçarja shprehu mirënjohjen e saj me përulësi për këtë vlerësim kaq prestigjoz.

“Vërtet nuk e prisja. Unë jam në shok tani. Unë e kam bërë këtë për një kohë të gjatë, mbi 45 vjet, dhe kjo është hera e parë që kam fituar diçka si aktor dhe jam kaq mirënjohëse,’ u shpreh ajo.

Gjatë fjalimit të saj, Moore kujtoi një producent filmash, i cili 30 vite më parë e kishte quajtur “aktore kokoshkash”.

“Mund të bëja filma që do të bënin para dhe do të ishin të suksesshëm, por nuk do të isha në gjendje të fitoja njohje. Dhe unë e adoptova dhe e besova këtë dhe ky mendim më gërreu deri në pikën ku mendova disa vite më parë se ndoshta karriera ime aq ishte.

Ndoshta isha i kompletuar, ndoshta mbarova me atë që duhej të bëja. Pastaj gjeta këtë skenar magjik, të guximshëm, krejtësisht të paqartë, që erdhi në tavolinën time të quajtur “Substanca” dhe universi më tha që nuk ke mbaruar.”

“Do t’ju lë vetëm me një gjë që mendoj se përcjell ky film ,” tha ndër të tjera Moore./K.K

Të fundit

A i shkonin gocat Dash Shehit nga mbrapa? Politikani flet për rininë e tij

I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe...

Cila është kisha më e madhe në botë?

Duke marrë parasysh vetëm pjesën e brendshme, me 20,139 metra katrorë sipërfaqe të mbuluar, rekordi shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Konkurrenca. Por vendi i parë i...

“Po mbaj dy Big Brother-a”, Olsa Muhameti “kunja” Ledion Liços

Autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP...

A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Nga Kreshnik Spahiu Kjo është fytyra reale e poshtërsisë, pabesisë, imoralitetit, banalitetit dhe provincialitetit. As fiset barbare apo vikingët shekuj më parë nuk dhunuan njëri-tjetrin në...

Politikanët e korruptuar nën ankthin e “Eskaliburit” të SPAK!

Nga Spartak Ngjela Korrupsioni i lartë sot në Tiranë është kundër shqiptarisë, por ai nuk ka më asnjë forcë për të mbijetuar. Tani mund të themi...

Lajme të tjera

Web TV