Dëborë e reshje, si parashikohet moti për muajn janar në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria nuk do të preket nga acari arktik, por ndikimi i tij do të ndihet edhe në vendin tonë. Ekspertja Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, e ftuar në një studio televizive, tha se do të ketë ulje të temperaturave por që minimalet mbeten të larta.

Fundjava sjell disa reshje në veri e lindje të vendit dhe ulje të temperaturave në zonat malore. Muaji janar do të karakterizohet nga reshjet. Këshilla e ekspertes është që çadra t’ju shoqërojë përgjatë çdo dite.

Anira Gjoni: Stuhia e cila ka prekur SHBA dhe pritet që të prekë edhe pjesën Europës perëndimore dhe veriore nuk pritet që të sjellë pasoja apo acar të ftohtë në vendin tonë.

Ndikim ka, do të sjellë uljen e temperaturave përgjatë fundjavës, por duke qenë se gjatë kësaj jave do të kemi ndikimin e temperaturave të larta, pasi janë relativisht të larta, minimalet në bregdet zbresin deri në 5 gradë, në zonat e ulëta gjithashtu qëndrojnë minimalet e natës në 5 gradë dhe në vendet malore zbresin në 3 gradë, nuk mund të quhen temperatura të ulëta për sa u përket minimaleve në stinën e dimrit apo në muajin janar në të cilin ne ndodhemi.

Do të jetë e gjithë java e përfshirë nga këto temperatura të larta të cilat maksimalet ditore arrijnë deri në 17 gradë, duke iu referuar edhe kryeqytetit të Tiranës. Në zonat bregdetare maksmalet përgjatë ditëve në vijim do të shkojnë deri në 10-16 gradë dhe në zonat malore shkojnë deri në 10-11 gradë.

Sa i përket fundjavës, do të ketë një rënie të temperaturave, si të vlerave minimale, ashtu edhe atyre maksimale. Presim që nga dita e shtunë të kemi reshje të dëborës në veri dhe në lindje të vendit, në zonat malore temperaturat zbresin në -3 gradë, ndërsa në pjesën tjetër të territorit presim reshje të dobëta.

Sa i përket muajit janar do të ketë reshje përgjatë gjithë muajit, do të jenë në formën e shiut dhe dëborës. Nëse u referohemi temperaturave, këto dy javë të para të janarit shënojnë temperatura relativisht të larta. Këshilla për këtë javë është që të mbani çadrën me vete pasi deri gjatë ditës së premte do të kemi reshje të herëpashershme pothuajse në të gjitha qarqet e vendit./    S,M

Të fundit

Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale...

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin e energjisë, që nga viti...

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Zjarri i ri shpërthen në Hollywood Hills/ Kërcënohen monumentet, kaosi përfshin LA

Një zjarr ka shpërthyer në Hollywood Hills, duke bërë që shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley të largohet papritur nga një...

Gjendet një thesar në një kishë gotike në Gjermani/ I fshehur 400 vite më parë

Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje kishe që ishte humbur pothuajse...

Lajme të tjera

Web TV