I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi do të kryhet, si rezultat i rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi.

Por kush është Dritan Rexhepi?

Në Itali e quajnë “Pablo Eskobari shqiptar”. Në Ekuador i thërrasin “narko-mbreti i Quitos” apo “truri i kartelit shqiptar”. E kur ishte në burg atje, të dënuarit i thërrisnin “Julio”. Në Spanjë, “Mjeshtri i arratisjeve”. Ndërsa në Shqipëri ai njihet thjeshtë me emër, Dritan Rexhepi, nga Vlora.

Dritan Rexhepi sot është i kërkuar në 7 shtete. Por dy janë më të rëndësishmet. Italia dhe Shqipëria. E kanë kërkuar ndër vite ekstradimin e tij. Sot konsiderohet në të njëjtin nivel me narkotrafikantët më të rëndësishëm të Amerikës së Jugut. Pavarësisht aludimeve mediatike për një kartel të mirëfilltë shqiptar që drejtohet nga ai, duket se ende nuk është arritur ky nivel.

Më 27 qershor të vitit 2014, Dritan Rexhepi arrestohet në Ekuador, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë. Por për 3 muaj askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij. Ai kishte tri identitete. U regjistrua me emrat Ioannis Dionisopoulos (emri grek) dhe Lulezim Murataj (emri shqiptar). Ai kishte ndryshuar plotësisht pamje, ndërsa mbante një pasaportë greke. U desh verifikimi i Departamentit të Daktiloskopisë së zyrës qendrore të Interpolit në Lion, që të zbulonte identitetin e vërtetë të tij.

Gjurmët e gishtave, zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli. Dritan Rexhepi, i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve, në atë kohë nuk kërkohej vetëm nga Shqipëria, por ishin edhe 4 shtete të tjera që kërkonin ekstradimin e tij, duke filluar me Italinë, Holandën, Spanjën dhe Belgjikën./K.K

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV