ERE miraton çmimet e reja të energjisë/ Ja sa do paguani për kilovat nga 1 shkurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ERE miraton çmimet e reja të energjisë.

Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë do të ulet në 8.5 lekë për kWh për ata që konsumojnë më pak se 700 kWh në muaj.

Ky vendim është marrë me vendim unanim gjatë mbledhjes së Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike gjatë ditës së sotme, ku u shqyrtua propozimi i qeverisë për uljen e çmimit të energjisë për abonentët familjarë.

Aktualisht çmimi i energjisë elektrike pë abonentët familjarë është 9.5 lekë për Kwh pa TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lek, kështu që me TVSH do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht.

Kush konsumon më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do të vazhdojë të paguajë 9.5 lekë për çdo Kwh që bashkë me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës./e.t

 

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...

Shpenzime luksi për Kuvendin, paga dhe shpërblime rekord për deputetët në 2024

Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me Ambasadorin e Turqisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot (9 Janar) në një takim ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay. Përveç vlerësimit të...

Kate Middleton feston 43-vjetorin e lindjes

Kate Middleton këtë të enjte më 9 janar mbush 43 vjeç dhe është gati të kalojë një vit të qetë në krah të bashkëshortit...

Qeveria miraton shpërblimin për punonjësit e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, bëri të ditur se në mbledhin e Këshillit të Ministrave këtë të enjte është miratuar akti për shpërblimin e...

Lajme të tjera

Web TV