Multivitaminat, të dobishme apo të tepërta?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E vërteta është që nëse hani një ushqim të pasur me fruta, vitamina dhe ushqime të pasuruara atëherë me siguri po merrni dozën e nevojshme të tyre.

E vërteta është që nëse hani një ushqim të pasur me fruta, vitamina dhe ushqime të pasuruara atëherë me siguri po merrni dozën e nevojshme të tyre.

Multivitaminat nga ana tjetër ofrojnë një formë më të lehtë për të siguruar këto vitamina.

Sa të nevojshme janë vitaminat? Më poshtë do të gjeni një udhërrëfyes që AgroWeb ka përgatitur mbi këto përbërës të rëndësishëm të dietës sonë.

Beta karoteni

Gjendet tek karrotat, patatet e ëmbla dhe specat jeshilë. Ky antioksidant transformohet në vitaminë A dhe është i rëndësishëm për shëndetin e syve, sistemin imunitar dhe lëkurën. Një studim i vitit 2004 tregoi që suplementët e kësaj vitamine rrisin rrezikun e tumorit të mushkërive tek duhanpirësit. Ndaj nëse pini duhan, mos merrni suplementë dhe përpiquni të merrni beta karotenin nga frutat dhe perimet.

Kalciumi

Organizmi ynë ka nevojë për kalcium, që kryesisht gjendet tek produktet si qumështi, kosi dhe djathi, për të ruajtur shëndetin e kockave dhe parandaluar osteoporozën. Suplementët nuk janë një ide e keqe nëse nuk përdorni produktet blegtorale. Megjithatë nëse jeni të predispozuar ndaj gurëve në veshka ose nëse jeni mbi moshën 70 vjeç, atëherë mos merrni suplementë të kalciumit.

Një raport i vitit 2010 shpjegonte që suplementet shtonin rreziqet ndaj sëmundjeve kardiake tek femrat që sapo kishin kapërcyer menopauzën. Edhe nëse vendosni të merrni suplementë mos merrni më shumë se 500 miligramë në një dozë dhe kombinojini me vitaminë D për të përmirësuar përthithjen e kalciumit në organizëm.

Acidi folik

Acidi folik që parandalon defektet e fetusit gjendet në drithrat e pasuruara, perimet me ngjyrë të gjelbër të errët, legume, agrumet, buka dhe makaronat. Marrja e 400 mikrogramëve të kësaj vitamine B në ditë ose 600 për gratë shtatzëna ose lehona, nuk është një angazhim i jashtëzakonshëm. Kjo sasi vjen edhe nga ushqimi, suplementët ose të dyja së bashku.

Hekuri

Ndoshta ushqimet me hekur nuk ju pëlqejnë, por ky mineral është thelbësor për funksionin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut dhe si rrjedhojë për parandalimin e anemisë. Përpiquni të merrni hekur nga burime të tjera siç është mishi, peshku, arrorët, barishtet. Nëse jeni anemikë ose shtatzëna, mund të keni nevojë për suplementë. Por vetëm në bashkëpunim me mjekun.

Lexo edhe :  Konsumoni darkën vonë? Efektet në shëndetin tuaj

Multivitamina

Faktet mbi rolin e multivitaminave në parandalimin e kancerit të gjirit janë të limituara. Madje, studime në vitin 2006 nuk nxorrën konkluzione të qarta nëse ia vlente barra qeranë për të marrë multivitamina. Multivitaminat nuk janë një ide e keqe, por mos prisni vlera të jashtëzakonshme ose që ato t’ju shpëtojnë jetën.

Kaliumi

Kaliumi ul presionin e gjakut, madje edhe mund të rregullojë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe kundërveprojë ndaj niveleve të larta të sodiumit. Kaliumi gjendet tek bananet, rrushi i thatë, barishtet, portokalli dhe qumështi. Duhet të merrni në konsideratë marrjen e suplementëve vetëm në rast se rrezikoheni nga tensioni i lartë dhe sëmundjet e zemr&eueuml;s ose nëse jeni duke pirë ilaçe për rikthimin e niveleve të kaliumit pas urinimit të shpeshtë.

Vitamina D

Vitamina D, që ndihmon organizmin në përthithjen e kalciumit është e nevojshme për shëndetin e kockave. Ajo merret kryesisht nga ekspozimi në diell. Nëse fëmijët tuaj marrin pak vitaminë D, atëherë ata janë të rrezikuar nga osteoporoza dhe rakitizmi. Të dhënat tregojnë që vitamina ul rrezikun e diabetit 1 dhe 2, sklerozës së shumëfishtë etj, por studimet nuk kanë arritur në përfundime të qarta.

Mjaftojnë pak rreze dielli dhe ushqime të mira për të marrë dozën e nevojshme por sërish mangësitë ndaj kësaj vitamine nuk janë të pazakonta. Suplementët mund të jenë një ide e mirë, veçanërisht nëse nuk keni ekspozim të mirë në diell, nëse jeni mbi 50 vjeç ose keni një lëkurë me ngjyrë të errët.

Vitamina E

Njëherë e një kohë, shkencëtarët mendonin që ky antioksidant mbron zemrën. Një studim i vitit 2005 zbuloi që 600 njësi të kësaj vitamine të marra çdo ditë as nuk parandalonin problemet dhe as nuk ulnin shanset për atak në zemër tek femrat në moshë.

Harrojini suplementët dhe merreni vitaminën E nga ushqimet siç janë : veza, kikirikët, drithërat e pasuruar, dhe barishtet. Kini parasysh që gatimi dhe ruajta e ushqimeve të pasura me vitaminë E e ul sasinë përfundimtare të saj që përfundon në organizëm./K.K

Të fundit

“3 ditët më të zeza të jetës sime”/ Egli rrëfen periudhën e vështirë: Po vdes

gli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar....

Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar!

Në një konferencë që ajo mbajti në fillim të këtij viti, u shpreh se Gjykata e Lartë e Kasacionit u shpreh pro qeverisë, duke...

Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën

Vetëm 3 ditë para se zyrtarisht të nisë regjistrimi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura...

Shpenzime luksi për Kuvendin, paga dhe shpërblime rekord për deputetët në 2024

Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në...

Lajme të tjera

Web TV