Indonezia vijon të refuzojë Apple, gjigandi i teknologjisë nuk mund të tregtojë Iphone 16

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjigandi i teknologjisë Apple nuk mund të shesë ende iPhone 16 në Indonezi, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje për ndërtimin e një fabrike prodhimi atje.

Sipas ministrit të industrisë, ky ndalim për Apple vjen pasi kompania nuk ka përmbushur rregullat për përmbajtjen vendase.
Vitin e kaluar, Indonezia ndaloi shitjet e iPhone 16 pasi Apple nuk e plotësoi kërkesën që smartfonët që shiten brenda vendit të përmbajnë të paktën 35% pjesë të prodhuara brenda vendit.
Apple ka ofruar që nga ajo kohë një investim prej 1 miliard dollarësh në vend, që përfshin ndërtimin e një fabrike për prodhimin e pajisjes AirTag. Ky propozim është një rritje e konsiderueshme krahasuar me ofertat e mëparshme të Apple prej 10 milionë dollarësh dhe 100 milionë dollarësh, të cilat ishin refuzuar nga qeveria.

Ministri Agus Gumiwang Kartasasmita tha se Apple kishte arritur një marrëveshje për të ndërtuar një fabrikë që do të prodhonte pajisjen Airtag për ndjekje në ishullin Batam të Indonezisë, afër Singaporit, por kjo nuk do të konsiderohej si një pjesë e prodhuar në vend për iPhone. / kb

Të fundit

Seria e Samsung Galaxy S25 vendos standardin e ri të telefonit AI

Klientët e One Albania e marrin të parët pajisjen në 7 shkurt Këtë të mërkurë Samsung Electronics ka njoftuar hedhjen...

Lamtumira e Madhe e Britanisë për Sir Winston Churchill

Gjashtëdhjetë vjet më parë vdiq Winston Churchill. Mbretëresha Elizabeth II i dha atij nderin e një funerali shtetëror, ku morën pjesë më shumë se...

Frutat, aleatët më të mirë për kujdesin e fytyrës në dimër

Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat...

U nda nga Meritoni, Ilnisa nuk humb kohë për të gjetur dikë tjetër? (Foto)

Ndarja e Ilnisës dhe Meritonit bëri bujë të madhe mediake, edhe pasi ky i fundit doli dhe i tregoj hapur disa detaje. Ndonëse Ilinsa...

Sali Berisha paralajmëron: Mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka theksuar se nuk mund të pranohet që dy të tretat e shqiptarëve të përjashtohen nga...

Lajme të tjera

Web TV