PD “ndez motorët” për zgjedhjet e 11 majit/ Bardhi mbledh grupin, Berisha krerët në qarqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka nisur tashmë përgatitjet organizative sa i përket zgjedhjeve të 11 majit.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme në orën 14:00.

Në fokus të takimit do të jetë vota e diasporës ku do t’i kërkohet drejtuesve të punojnë më shumë në këtë drejtim.

Mesohet se në orën 17:00, kreu i PD Sali Berisha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve në selinë blu për terrenin e punës, ku pritet të marrë rrugë edhe çështja e primareve që është parashikuar edhe në Statutin e PD.

Mësohet se disa nga funksionarët e PD janë kundër procesit, pasi deklarojnë se ai nxit përçarje dhe apelojnë për një zgjidhje tjetër. Ata sjellin shembull Bashkinë Tropojë ku si pasojë e përçarjeve nga Primaret, nuk u fitua kjo bashki nga PD.

Berisha mund të përdorë votën preferenciale në mënyrë që demokratët të zgjedhin kandidatët e tyre./e.t

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV