Studimi i fundit: Kafja e mëngjesit i bën mirë zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi shkencor mbi mjekësinë kardiovaskulare, ata që pinë kafe në mëngjes kanë një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe një rrezik të përgjithshëm të reduktuar të vdekshmërisë në krahasim me ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës.

Studimi i kryer nga ”European Heart Journal” (EHJ) tha se ata që pinë kafe në mëngjes kishin 31 për qind më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare dhe kishin 16 për qind më pak gjasa të vdesin më herët në krahasim me të tjerët.

“Ky është studimi i parë që teston modelet e kohës së pirjes së kafesë dhe rezultatet shëndetësore”, tha studiuesi kryesor, profesori Lu Qi nga Universiteti Tulane në SHBA.

Ata që pinin kafe gjatë gjithë ditës kishin të njëjtën rrezik sëmundjeje si ata që nuk pinë kafe.

Autorët analizuan të dhënat dietike dhe shëndetësore nga 40 725 të rritur të moshës 18-vjeç e lart, të mbledhura midis viteve 1999 dhe 2018.

Studimi përfshiu një nëngrup prej 1 463 të rriturish për të vërtetuar dhe ndërthurur të dhënat dietike dhe për të rritur saktësinë dhe besueshmërinë e gjetjeve të përgjithshme.

Studiuesit i lidhën të dhënat me të dhënat e vdekjeve dhe shkaqet e tyre për një periudhë pasuese prej nëntë deri në 10 vjet.

Konsumimi i kafesë me kafeinë dhe pa kafeinë u ekzaminua, duke kategorizuar kohën e pranimit në mëngjes, pasdite dhe mbrëmje.

Për ata që pinë në mëngjes, sasia e kafesë së konsumuar me kafeinë ose pa kafeinë, qoftë më pak se një filxhan ose më shumë se tre filxhanë në ditë, nuk i ndryshoi ndjeshëm përfitimet e vëzhguara. Konsumimi i kafesë në mëngjes shoqërohej me një rrezik të reduktuar të vdekshmërisë pavarësisht nga sasia.

Lexo edhe :  Kolesteroli shumë i ulët në gjak,rastet kur është shqetësues

“Në orët e mëngjesit zakonisht ka një rritje të dukshme të aktivitetit simpatik ndërsa zgjohemi dhe ngrihemi nga shtrati, një efekt që zbehet gjatë ditës dhe arrin nivelin më të ulët gjatë gjumit. Kështu, është e mundur, siç theksojnë autorët, që pirja e kafesë pasdite ose në mbrëmje të prishë ritmin cirkadian të aktivitetit simpatik. Në të vërtetë, shumë konsumues të alkoolit gjatë gjithë ditës vuajnë nga shqetësimet e gjumit”, tha Lu.

Hulumtimi identifikoi dy modele kryesore të konsumit, respektivisht vetëm në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës. Pas gati 10 vitesh ndjekjeje, pati 4 295 vdekje nga të gjitha shkaqet, duke përfshirë 1 268 nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 934 nga kanceri.

Lu theksoi se gjetjet mbetën të qëndrueshme edhe pas llogaritjes së faktorëve ngatërrues dhe niveleve të aktivitetit fizik, zakoneve dietike dhe kushteve shëndetësore si diabeti, hipertensioni dhe kolesteroli i lartë.

“Në përgjithësi, ne duhet të pranojmë provat tanimë thelbësore se pirja e kafesë, veçanërisht në orët e mëngjesit, ka të ngjarë të jetë e shëndetshme. Kështu, pini kafenë tuaj, por bëni këtë në mëngjes”, theksoi Lu./   S.M

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV