Rëndohet bilanci i dëmeve dhe viktimave nga zjarret të cilat vijojnë në Los Angelos.
Sipas raportimeve të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar tashmë në 10.
Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Anxhelosit ka deklaruar se ende nuk janë mësuar identitetet e viktimave pasi trupat e tyre të dekompozuar po analizohen në mënyrë që të mësohet identiteti i tyre.
“Identifikimi mund të zgjasë disa javë pasi Departamenti i Ekzaminuesit Mjekësor nuk është në gjendje t’i përgjigjet kërkesave për shkak të kushteve të zjarrit dhe shqetësimeve të sigurisë”, thanë ata në një deklaratë.
Është në proces edhe njoftimi i të afërmve ligjorë të viktimave./E.T