Humbja e PD-së në zgjedhje?/ Berisha nuk dorëhiqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, la të kuptohej se cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve të 11 majit nuk do të dorëhiqet. Ai u shpreh se do të vijojë “betejën me regjimin” duke e cilësuar veten si “misionar” në përmbysjen e diktaturës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një sinjal të qartë se cilido të jetë rezultati i 11 majit, nuk do e lëshojë PD-në duke këmbëngulur se “po bën betejë me regjimin”. Pas takimit me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili po vuante dënimin për “kallëzimin e rremë” lidhur me dosjen Babale, Berisha tha se nuk do ta “braktiste” Partinë Demokratike edhe nëse humbë në zgjedhjet e 11 Majit. Moralisht çdo drejtues partie duhet ta dorëzojë stafetën pas humbjeve të zgjedhjeve, dhe këtë Berisha e bëri njëherë, por i vënë në sfida të tjera, siç ai është i përfshirë në procese hetimi e gjykimi, duket se ai ka vendosur të mos e lëshojë postin e kryetarit, duke rrezikuar serioozisht të marrë gjithë partinë me vete, në çdo humnerë që mund ti shfaqet në vijim. I pyetur nga gazetarët në Fier për qëndrimin e tij në rast humbjeje, Berisha e theksoi me një siguri të jashtëzakonshme se ai nuk do të dorëzohej kurrë dhe se misioni i tij, “përmbysja e diktaturës”, do të vazhdonte deri në fund të jetës së tij. Berisha u shpreh se kjo është beteja e tij deri në frymën e fundit, një angazhim i thellë për të luftuar për lirinë dhe për të ndryshuar realitetin e shtetit shqiptar. “Përmbysja e diktaturës është qëllimi, misioni për të cilin zotohem deri në orën e fundit të jetës sime,” – tha Berisha, duke theksuar se kjo nuk është thjesht një angazhim politik, por një betejë për të ndalur atë që ai e konsideron si “diktaturë të dytë” të vendosur nga krimi. Me këtë qëndrim, Berisha bëri të qartë se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se, edhe pas humbjes së mundshme në zgjedhje, do të jetë gjithmonë në luftë për atë që ai e quan “shpërbërjen e diktaturës”. Duke u ndalur tek takimi me ish- deputetin Ervin Salianji, ai theksoi se drejtësia në Shqipëri është bërë një “mashë” në duar të qeverisë dhe se pas ngjarjeve që lidhen me Ervin Salianjin, ku Berisha e cilësoi të padrejtë dënimin e tij për kallëzim të rremë, ka një strukturë të ndërtuar për të mbrojtur interesat e krimit dhe të qeverisë. Në lidhje me pyetjen e gazetares për sanksionet e administratës Biden ndaj ish-funksionarëve të rëndësishëm politikë, Berisha u shpreh se nuk do të komentonte urdhrat e një presidenti në largim, duke shtuar se ishte një politikan shqiptar dhe nuk ishte i interesuar të komentonte vendimet e një administrate që po largohej. Përveç politikës, Berisha ndaloi gjithashtu për të denoncuar kushtet e të burgosurve në Shqipëri, duke përmendur rastin e Ervin Salianjit. Sipas tij, kjo ka të bëjë me një trajtim të papranueshëm dhe me mungesën e kushteve bazë, siç është ngrohja në dhomat e burgut. Ai theksoi se ai kishte sjellë dy libra për Salianjin, duke përfshirë një të Franc Kafkës, ndërsa kritikon gjithashtu ndarjen e kushteve mes të burgosurve, duke e quajtur të padrejtë që disa mbajnë kushte të mira ndërsa të tjerë janë të braktisur. Në fund, deklaratat e Berishës përfaqësojnë një mesazh të qartë: ai është i vendosur të vazhdojë luftën për atë që ai beson, pavarësisht presioneve dhe kushteve të mundshme. Për të, ky është një angazhim deri në fund të jetës, duke përmbysur çdo mundësi të qeverisjes autoritare që ai e konsideron të dëmshme për vendin.

Lexo edhe :  Berisha sulmon Dumanin/ Kryekriminel elektoral, po i bënte kurs McGonigal

 

Të fundit

Erion Veliaj uron Maestro Robert Ndrenikën në ditën e lindjes!

"Gëzuar Ditëlindjen Maestro Robert Ndrenika! Ikonë e artit shqiptar, që vijon të frymëzosh njësoj. #TiranaKryeqytetiMesdhetariKultures" - shkruan Veliaj. Robert Ndrenika feston sot...

Mes Xhemit dhe Arbanës, cila është më shumë diplomate? Ja si përgjigjet Eno Popi

Në emisionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje” që transmetohet në YouTube, kanë qenë të ftuar tre miqtë më të ngushtë të moderatores. Ermal Mamaqi, Xhemi...

CES 2025: Samsung do të lejojë klientët “të marrin me qera” smartphone-t Galaxy

Sipas lajmeve që vijnë nga CES 2025, Samsung thuhet se po planifikon të prezantojë një plan të ri abonimi të quajtur “AI subscription” përpara ngjarjes...

Ngjarja e djeshme, ja çfarë u gjet brenda apartamentit në Astir (Video)

Policia ka publikuar pamjet nga shtëpia në Astir, Tiranë ku një ditë më parë u gjetën dy pistoleta pas kontrolleve që erdhën nga thirrja...

Zjarret në Los Angeles/ Arrestohen 20 persona për plaçkitje të shtëpive të djegura

Të paktën 20 persona janë arrestuar me dyshimin për plaçkitje të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara nga zjarret që shpërthyen në Los Anxheles, thanë...

Lajme të tjera

Web TV