Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke u dhënë deputetëve një porosi të qartë për angazhimin e tyre për mobilizimin e emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, Berisha ka kërkuar nga deputetët e PD-së që të shtrijnë aktivitetin e tyre si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, duke kontaktuar emigrantët dhe duke i bindur ata të mbështesin Partinë Demokratike.
Mobilizimi i diasporës ka qenë një nga prioritetet e deklaruara të Partisë Demokratike, duke synuar të sigurojë mbështetje nga komuniteti i madh shqiptar jashtë vendit në procesin zgjedhor të këtij viti./ S,M
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H