Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur mbi fatin e secilës shenjë të horoskopit për vitin 2025 dhe janë ndalur edhe tek banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”.
Këtë vit ka më shumë content sepse janë më interesant personazhet. Janë me karakteristika të ndryshme dhe secili ka diçka të vetën që e bën interesant.
-Këtë vit Virgjëresha është vetëm Egli.
-Për Laertin që është Peshqit thuhet që është një shenjë dramatike që nuk po e nxjerr potencialin e tij të plotë. Ndoshta sepse nuk po përshtatet aty, është brenda guaskës së vet.
-Ky BBV është i vajzave sepse i kanë vënë shumë në hije të gjithë meshkujt e tjerë.
-Kemi shumë Ujor. Valbona, Xumi. Amberi është fiks Ujor, ta thotë atë që ka fiks direkt në sy nuk ka frikë fare. Nuk e ka problem, nëse do të ketë hatërmbetje aty sepse e di që kur të dalë do jetë ndryshe. Është shumë personazh, shumë karizmatike.
Ujori me Virgjëreshën shkojnë sepse janë të dyja shenja inteligjente dhe lidhen nga ana e mendjes nëse komunikojmë ju shkon muhabeti shumicën e kohës por nuk më duket sikur Eglin dhe Xumin i lidh ndonjë gjë.
Jozi, Peshqit janë një shenjë shumë empatike por se dimë çfarë ka ndodhur ndërsa Lori është Demi. Peshqit dhe Demi në fakt shkojnë.
Livia është Luani dhe Aldo është Shigjetari, edhe këta shkojnë shumë të dyja janë shenja zjarri.
Thamë që është viti i Gaforres, Rozana është e padiskutueshme, Gerta dhe Gjesti me gjithë reagimin që pati publiku dhe dashurinë e madhe që ka marrë. Edhe Laerti në finale. Kemi një Gaforre, Luan, Demi, Peshqit dhe Amberi./ TAR