Gjuha e rrugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Oratorët e opozitës, ç’nuk nxjerrin nga goja dhe shpirti i tyre. Nga jeta private deri
tek hollësitë biografike të kundërshtarit politik. Dhe kjo medemek, na qenkësh
“opozita që kërkon pushtetin”. Si ka mundësi, ti gënjejë mëndja dhe imagjinata,
dhe të mendojnë se, duke u futur deri në banesat dhe familjet e kundërshtarëve
politikë, do të marrin votat e shumicës së shqiptarëve ? Tek i dëgjoj se si mbajnë
me gojë dhe flasin idiotësi, më duket sikur kam para vehtes, ish-anëtarët e
Këshillave Popullore të lagjeve që të bën “për 1 lek” kur kishin interest e tyre.
Merreshin edhe me ty, edhe me prinderit, edhe me jetën private, edhe me
pantallonat, flokët, dollapin e mbushur apo jo me ushqime, etj. Fiks, këtë mënyrë
llafollogjie po përdorin edhe komisarët e Berishës. Ç’nuk thonë për Edi Ramën,
Erion Veliajn, Linda Ramën, Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin, për ministrat e rinj
dhe të vjetër, për deputetët dhe deri socialistët e thjeshtë. Merren me grate,
burrat, fëmijët, banesat dhe kostumet e tyre. Merren me të dashurat apo
bashkëjetueset e tyre, a thua se, jemi në vitin 1974 apo 1980. Padyshim atyre u ka
mbetur ora në ato vite. Dhe nuk ndahen kollaj, ashtu siç nuk ndahet kollaj edhe
lideri i tyre. Në rast se ke prova për afera korruptive, apo dhe lidhje të tjera
kriminale dhe abuzive, nuk ka nevojë të vësh “tellallin”, por shko në organet e
drejtësisë, denonco, dorëzo provat, faktet, dhe kaq. Merren ata pastaj me çdo
shkelje ligjore, apo dhe vepër kriminale. Por nuk duhet, dhe nuk të jep askush të
drejtën ligjore të merresh mes sheshit dhe bulevardit, me jetën private dhe
familjen e atij që e quan “kundërshtar politik”. Në PD-në e sot, Akoma jetojnë me
citatet e Mao Ce Dunit, jetojnë akoma me mentalitetin kinez “demasko armikun e
klasës, dhe atë që është kundër kryetarit Mao”. Gjuha e rrugës nga opozitarët e
paeuropianizuar përdoret në Parlament, në komisione parlamentare, në protesta,
në konferenca shtypi, në studio televizive, në biseda të përditshme, në komente
politike, dhe ambiente të tjera. Nuk po lënë njeri pa baltosur. Nuk po lënë
deputet, minister, kryeminister, apo dhe zyrtarë të rrangjeve të tjera, pa baltosur,
dhe nuk e dinë se, çdo akt i tillë, po u përkthehet në qindra e mijëra vota kundër,
që do tu sjellë humbjen në 11 Maj. Në politikë, nuk ka vend për inate personale,
pasi politika është “sheshi” ku ndeshen programet, alternativat, aftësitë, nga ku
arrihen edhe bashkëpunimet historike në dobi të vendit dhe popullit. Përdorimi i
politikës për të përfituar të mira materiale, apo dhe benefite të tjera personale

Lexo edhe :  Unë jam trampist

dhe familjare, tregon mungesë emancipimi, formimi, dhe vizioni për të shkuar më
tej. Kjo ka ndodhur, dhe po ndodh në PD, ndaj dhe ajo parti gjendet fatkeqesisht
në një krizë të rëndë, nga e cila nuk po del dot./kb

Të fundit

Stuhia diellore godet Tokën këtë fundjavë, ku do të jenë të dukshme dritat e veriut

Një shpërthim i fuqishëm diellor parashikohet t'i afrohet Tokës këtë fundjavë, duke ndërprerë potencialisht rrjetin elektrik dhe duke i bërë...

Shuhet Kryepeshkopi Janullatos, Erion Braçe: Kontribut i çmuar për vëllazërinë fetare

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatus. Përmes rrjeteve sociale, ai thekson kontributin e pamohueshëm që...

Humbja e oreksit, pse është e dëmshme kur vuani nga diabeti

Ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjithë ditës është...

Hyrje të reja dhe shumë të papritura/ A do të futet Xheneta sonte në BBV4?

Videoja e fundit në Instagram, që ka krijuar shumë bujë në rrjete sociale, lë të kuptohet se spektakli i sotëm do të jetë plot...

Erseka Solar Park, Rama prezanton një tjetër investim në fushën e energjisë (Video)

“☀️Erseka Solar Park, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Me një prodhim prej 50 mln kWh në vit, do...

Lajme të tjera

Web TV