Njihuni me pesë efektet anësore të konsumit të tepërt të qumështit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qumështi jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin.

Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, ai vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet.

Mënyrat se si mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit.

Mund të keni probleme me tretjen.

Një pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës.

Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë (enzimë që konverton laktozën në glukozë dhe galaktozë).

Nëse individët me intolerancë ndaj laktozës konsumojnë produkte qumështi që përmbajnë laktozë, ata mund të përjetojnë dhimbje barku, fryrje barku, fryrje stomaku, të përziera dhe diarre.

Ju mund të rëndoni shëndetin e zemrës tuaj

Sipas një studimi, konsumi në sasi të mëdha i qumështit, lidhej me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit tek gratë.

Studiuesit zbuluan se gratë që pinin tre gota qumësht ose më shumë çdo ditë, kishin një rrezik gati të dyfishuar të sëmundjeve kardiovaskulare, krahasuar me gratë që pinin më pak se një gotë në ditë.

Mund t’ju shkurtojë jetëgjatësinë

Në të njëjtin studim u vu re se konsumi i tepërt i qumështit lidhej gjithashtu me një rrezik të shtuar të vdekjes tek burrat dhe gratë.

Gratë që konsumuan tre ose më shumë gota qumësht në ditë, dyfishuan këtë rrezik në krahasim me gratë që pinë më pak se një gotë në ditë.

Ndërsa për burrat, ky rrezik u rrit me rreth 10 % kur ata konsumuan tre ose më shumë gota qumësht çdo ditë./K.K

Lexo edhe :  Njihuni me kombinimin e ushqimeve që i bëjnë mirë zorrëve tuaja

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV