I birësuar nga një familje, drama në jetën e Gjestit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti nga Kosova, Gjesti është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke shkaktuar trazira jo vetëm në shtëpi, por edhe në publik. Pas 85 ditësh qëndrimi në “BBVK”, Gjesti u largua dhe vetëm të nesërmen u bë pjesë e edicionit në Shqipëri.

Megjithatë, pak dihet për jetën e tij para se të bëhej pjesë e lojës. Në një koment të një fansi, u zbuluan detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit. Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre. Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.

 

 

Gjesti ka treguar se është një lojtar i fortë dhe një personazh që di të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit. Me hyrjen e tij në “BBVA4”, ai është gati të sjellë energji dhe dinamika të reja në lojë. Fansat e tij janë të bindur se ai do të shkëlqejë edhe në këtë edicion, duke e kthyer në një nga figurat më të paharrueshme të reality shoë-t në Shqipëri dhe Kosovë. Vetë këngëtari ka preferuar që mos të flasë rreth kësaj teme, por të flasë për familjen e tij vetëm me dashuri dhe mall.

Në “Big Brother Kosova”, familja e tij i ka dërguar një video, por kanë preferuar që vetëm të mbështesin lojën e tij, duke preferuar që mos të cekin jetën e vështirë që këngëtari ka pasur. Reagojnë familjarët e Gjestit pas hyrjes së tij në “BBVA”: Jemi pa fjalë. Familjarët e Gjestit kanë reaguar për herë të parë pasi këngëtari iu bashkua shtëpisë së “Brother VIP Albania”, 24 orë pas largimit nga “Big Brother VIP Kosova”.

Lexo edhe :  Vdes në moshën 81-vjeçare aktorja e “Squid Game”, Lee Joo-sil

Në një postim në llogarinë e Gjestit në Instagram, familjarët shkruajnë se janë pa fjalë për gjithë mbështetjen e madhe që ai po merr.

“Jemi pa fjalë nga përkrahja dhe dashuria që ju publik i dashur i keni dhënë Gjestit gjatë këtij rrugëtimi, e po vazhdoni ende ta përkrahni Gjestin dhe lojën e tij, jemi përjetësisht falënderues për mesazhet e panumërta, e për përkrahjen që nuk po e kurseni asnjëherë, e përkundrazi vetëm po shtohet çdo ditë e më shumë. Gjesti ju do shumë, vazhdoni ta ndiqni e ta përkrahni siç edhe keni bërë deri tash”, thuhet në postim./K.K

Të fundit

Iu gjet kanabis dhe një mjet prerës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas informacioneve i riu është vënë në pranga pasi është kapur...

Santorini nën pushtetin e tërmeteve, shtohen fluturimet dhe mbyllen shkollat

Aktiviteti sizmik, që nisi të shtunën, vazhdon ende në zonën detare midis ishullit të njohur grek, Santorini dhe Amorgos. Një tërmet i lehtë me magnitudë...

“350 euro janë mjaftueshëm për jetesë”/‘Plasin’ akuzat në RMV ndaj kryeministrit Mickoski

Kritika dhe komente ironike nxitën deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski, i cili tha se 350 euro në muaj janë të...

Privatësia në WhatsApp, ‘njoftim’ nëse bëhet screenshot i një bisede?

Një shenjë blu e re, pra e treta, në WhatsApp? Ky është lajmi që është përhapur së fundmi në internet, duke ngjallur kuriozitetin e...

Korrupsion në 7 raste,GJKKO i kthen dosjen SPAK-ut për herë të dytë mjekut Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i jep dhe dy muaj kohë SPAK të plotësojë hetimet për mjekun Edvin Prifti. Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në...

Lajme të tjera

Web TV