Aurela Gaçe shumë shpejt do ta shohim në një projekt të ri, jo si këngëtare, por prezantuese të një emisioni. AG Show, do të titullohet show më i ri që do të nisë shumë shpejt nën moderimin e Aurela Gaçe.
Këngëtarja ka zbuluar se do të jetë një program ku nuk do të ketë vetëm muzikë, por edhe pak aktrim dhe humor.
“Shumë shpejt, ndoshta në fund të shkurtit do të fillojë. “AG Shoë” është një lloj formati me të cilin unë kam disa vite që paraqitem para publikut në ‘live’-t, koncertet dhe shfaqjet e mia. Në këtë rast do të ketë diçka më shumë se sa thjesht muzikë. Është një format që nuk shpjegohet me fjalë por duhet parë. Duhet shijuar”- tha Aurela.
Artistja tregoi se ajo do të jetë prezantuesja e show-t dhe shtoi më tej se: Tanimë njerëzit e kanë parasysh që Aurela jo vetëm këndon. Unë jam shfaqur në publik qysh në rininë time të hershme. Jam shfaqur jo vetëm si këngëtare, e kam ngacmuar edhe pak aktoren dhe moderatoren. Kush më ka parë live në programet që unë bëj e dinë shumë mirë që unë jo vetëm këndoj, por edhe ngacmoj edhe aktroj, bëj humor edhe më pëlqen të mos e mbyll veten time në një kuadrat. E kam shfaqur këtë gjë nga pak”, u shpreh ajo.
Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, këtë herë në një projekt që nuk ka lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër për aktrimin. Pas një karriere të suksesshme muzikore, Aurela do të interpretojë në një film të ri komedi, ku do të ketë një rol protagonist.
Ky projekt titullohet “Luli & Goni Lemes”, me skenar të Klaudia Brahimajt dhe regji të Bjordi Mezinit, të njëjtin ekip që solli serialin H.O.T. Aurela është diplomuar si aktore në Akademinë e Arteve dhe, edhe pse është më shumë e njohur për muzikën dhe energjinë e saj në skenë, kjo nuk është hera e parë që ajo eksperimentohet me aktrimin. Projekti i ri ka zgjuar shumë interes dhe fansat janë të emocionuar për ta parë Aurelën në këtë dimension të ri, duke shfaqur batuta dhe talente të reja./K.K