“Xibraka” ishte një nga çështjet më të përfolura gjatë ditëve të fundit që kur SPAK-u shpalli përfundimin e hetimeve që Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, nuk është i përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Në lidhje me këtë çështje, Rama doli në një videomesazh ku u prononcua në lidhje me këtë çështje kaq të nxehtë.
Rama u shpreh se Prokuroria e Posaçme doli në përfundim se Olsi Rama nuk ka lidhje me këtë aktivitet kriminal.
“SPAK-u doli në përfundimin se Olsi Rama nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal. Vëllai im u përdor për të më goditur mua. Drejtësia foli me prova. SPAK-u doli në përfundimin se Olsi Rama nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal. Vëllai im u përdor për të më goditur mua.”/ S,M