Rama komentuesit: Partia që të ka mbushur mendjen se jam drogaxhi, më ka th*er hundën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si në episodet e mëparshme u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

Rama iu përgjigj një prej komentuesve, i cili shprehej se hunda e kreut të qeverisë ishte e shtrembërt nga konsumi i lëndëve narkotike, duke thënë se këto të fundit janë pretendime nga “katran partia”, të cilat janë përsëritur mijëra herë duke u kthyer në lavazh truri për qytetarët.

Rama theksoi se e vërteta mbi kockën e hundës së tij qëndron në një episod dhune të shumë viteve më parë, ku ai është goditur me leva dhe doreza hekuri, ashtu siç ai vetë tregon.

“Ma kanë thyer hundën, bashkë me kafkën këtu mbrapa dhe më kanë çarë buzën me leva dhe doreza hekuri. Dhe ja po të tregoj se ti me siguri je i ri dhe mbase nuk e ke idenë e piramidave të Sudes dhe Rrapushit që grabitën kursimet e shqiptarëve me bekimin e katranit të madh të asaj partisë që u ka mësuar të thuash e të shkruash se unë jam drogaxhi.

Ishte viti ’97 dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile për një peticion për dorëheqjen e qeverisë së asokohe që të shmangej ajo që erdhi më pas kur më dolën në pritë poshtë shtëpisë, në mes të errësirës dhe baltës së Tiranës së asokohe. Më lanë në rrugë mbuluar në gjak dhe doli të nesërmen një kloun i katran partisë si puna e këtij Gazment Ziut të sotëm dhe tha se do ketë qenë sherr për punë të ndonjë femre”, tha ai/     S,M

Të fundit

Përkujtohet Holokausti, Hasani: Ky rast solemn na sfidon të mësojmë nga historia

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social “X”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Igli Hasani ka...

Nga pastruese në biznesmene VIP në SHBA/ Historia e suksesit e emigrantes shqiptare

Mirela Kanini është shqiptarja që po korr sukses në SHBA. Ajo ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e...

Revolucioni teknologjik, të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me...

“Kockë e lëkurë”, të mbijetuarit e Aushvicit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit

Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në Aushvic 80 vjet më parë. “Krejt çka na mbeti ne ishin kockë e lëkurë....

27 Janari, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

27 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Gjermania e përkujton këtë ditë që prej vitit 1996. Në...

Lajme të tjera

Web TV