Opozita ka nevojë për një pakt publik për mosbashkëqeverisje me Albin Kurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku partitë opozitare, të ndara, shpresojnë të mposhtin kryeministrin Albin Kurti dhe të mos i lejojnë formimin e një shumice të re.

Teorikisht, Albin Kurti nuk mund të sigurojë një shumicë parlamentare të vetën, pasi nuk e pati as në zgjedhjet e kaluara pa mbështetjen e një pjese të LDK-së që shkoi pas Vjosa Osmanit. Kjo pjesë e LDK-së tashmë është kthyer në strukturat e saj origjinale, me përjashtim të disa individëve që kanë mbetur pranë Kurtit.

Ndërkohë, opozita nuk është më në gjendjen e dobësuar të vitit 2021. Tre grupimet kryesore – LDK, PDK dhe koalicioni Haradinaj-Limaj – janë riorganizuar dhe kanë kandidatë për kryeministër.

Por për të ndaluar rikthimin e Albin Kurtit si kryeministër, opozita ka nevojë për një pakt publik nderi para elektoratit të Kosovës.

Të tre grupet kryesore opozitare duhet të nënshkruajnë një pakt publik, ku të deklarojnë se ato do të formojnë së bashku qeverinë dhe nuk do të pranojnë të bëjnë koalicion me Albin Kurtin.

Ky pakt jo vetëm që do të demoralizojë elektoratin gri që mund të shkojë drejt Kurtit, por gjithashtu do të rrisë besimin e votuesve se opozita do të krijojë një shumicë të re.

E vërtetë, protagonizmi personal i liderëve opozitarë për të qenë kandidat për kryeministër mund të bëhet pengesë, por zgjidhja mund të jetë një marrëveshje ku:

• Partia që merr më shumë vota cakton kryeministrin,

• Partia e dytë merr presidencën,

• Ndërsa partia e tretë merr kryeparlamentarin,

duke përfshirë ndarjen proporcionale të posteve në qeveri.

Lexo edhe :  Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Një formulë e tillë është e thjeshtë dhe e drejtë. Më e rëndësishmja është që partitë të bëjnë një marrëveshje të qartë publike, duke garantuar se asnjë prej tyre nuk do të bashkëpunojë me Kurtin pas zgjedhjeve.

Sistemi elektoral i Kosovës aktualisht favorizon perceptimin se një nga këto grupe opozitare mund të shkojë drejt Kurtit, gjë që dobëson shpresat për një shumicë të re opozitare.

Nga ana tjetër, opozita duhet të tregojë guxim politik në artikulimin e çështjeve të rëndësishme për Kosovën, si dialogu me Serbinë, marrëdhëniet me SHBA dhe Bashkimin Evropian, si dhe raportet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Albin Kurti nuk mund të luftohet duke u kompleksuar nga veprimet e tij izolacioniste, duke u bërë edhe më izolacionist, apo duke ndjekur linja antiperëndimore të paraqitura si patriotizëm. Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Kosovës janë sanksione kundër Albin Kurtit. Ato do të largohen me largimin e tij, ose do të mbeten përjetësisht bashkë me të.

Ky debat duhet bërë hapur në Kosovë. Përndryshe, Kosova nuk ka luksin e vendeve me liderë populistë dhe antiperëndimorë, as të zhytet në kapardisje të pabazuara për t’i “bërë zap” Serbisë “cep më cep” brenda Kosovës. Kjo qasje, përkundrazi, vetëm sa ndihmon Serbinë duke e tërhequr Kosovën në terrenin e saj të preferuar, ku e mund më lehtë.

Një pakt i tillë publik, i kombinuar me një marrëveshje të hapur për ndarjen e pushtetit, do të mbyllte praktikisht zgjedhjet para 9 shkurtit. Nëse opozita nuk arrin të tejkalojë egot personale, pas 9 shkurtit mund të detyrohet t’i nënshtrohet sërish ambicieve të Albin Kurtit./.  S.M

Të fundit

“Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë...

Tensione dhe vështirësi, shenjat që do e përjetojnë më intensivisht këtë janar

Hëna e ujkut është emri i Hënës së parë të Plotë të vitit të ri që ndodh në janar. Por pse quhet Hëna e...

“Përgatitjet për takimin”, ekipi i Trump: Do të ketë telefonatë me Putin ditët e ardhshme

Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda “ditëve dhe javëve të ardhshme”,...

VIDEO/ Në krye të detyrës! Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

Personi që shihni në foto është A. Gjini, elektricist në Lezhë gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit. Në...

G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti…

Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy. Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në ‘BBVA’,...

Lajme të tjera

Web TV