Ndahet nga jeta fotografi i famshëm i reklamave provokuese të “Benetton”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oliviero Toscani, fotografi i njohur italian – i famshëm për reklamat e tij provokuese të markës së veshjeve “Benetton”, vdiq sot në moshën 82-vjeçare.

Presidenti i Toskanës, ku Toscani jetoi për herë të fundit, e nderoi atë si “mjeshtër i fotografisë dhe shpirt i lirë”.

Toscani, prej kohësh ka qenë nje guru i reklamave të “Benetton” dhe organizoi disa fushata reklamuese – të diskutueshme – gjatë lulëzimit të kompanisë së veshjeve në vitet 1980 dhe 1990.

Puna e tij reklamuese për “Benetton” përfshinte një fotografi të një burri që po vdiste nga SIDA, të një murgeshe dhe një prifti duke u puthur, të një gruaje të dobësuar që vuante nga anoreksia dhe një seri portretesh të të burgosurve amerikanë të dënuar me vdekje.

 

foto galeri

  • foto galeri

foto galeri Kompania – me qendër në Ponzano Veneto, Itali, e themeluar në vitin 1965 – i dha fund bashkëpunimit me Toscani në vitin 2020 – pasi ai bëri deklarata mospërfillëse për shembjen e urës në qytetin verior italian, Gjenovë, që shkaktoi vdekjen e 43 personave në 2018.

Në gusht, ai tregoi në një intervistë se vuante nga amiloidoza – një sëmundje e rrallë që shkaktonte dëmtimin e organeve. Ai tha se kohët e fundit i ishte nënshtruar një trajtimi eksperimental.

Në vitin 2014, Toscani vizitoi Tiranën – me rastin e Ditëve të Fotografisë Italiane – një ngjarje e organizuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe EJAlbum.

Toscani ka punuar për revista të njohura, duke përfshirë “Elle”, “Vogue”, “L’Uomo Vogue” dhe “Bazaar”.

Në të njëjtën kohë, ai ka punuar si fotoreporter në gazetën “Corriere della Sera”.

Ai është krijues i imazheve dhe fushatave reklamuese për kompani të ndryshme të njohura./e.t

Të fundit

Gjirokastër, konfirmohet prezenca e gripit të shpendëve

Shpërthen gripi i shpendëve në Gjirokastër. Vatra eshte konstatuar në fshatin Valare, ku 20 pula janë groposur nga ana...

Kush janë lojtarët më të paguar të Kombëtares (EMRAT)

Shumë prej tyre luajnë në kampionate të elitës. Futbollistët e kombëtares shqiptare I gjejmë në Serinë A të Italisë, në Premier Ligën angleze, në...

“Deri dje ishim…mos më bëj ta them”/ Rama u përgjigjet kritikave për rrugët

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjete sociale, i cili ka shkruar se “S’ka rrugë në Shqipëri, dëgjojmë vetëm lotet...

Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025,Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm...

Dëmet në bujqësi pas reshjeve të fundit, eksperti: Si pasojë e bllokimit të kanaleve

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ditën që lamë pas ka shkaktuar probleme të shumta. Reshjet e shiut kanë përfshirë territorin e...

Lajme të tjera

Web TV