Shkak rritja e konsumit/ KESH shpenzoi mbi 13 milionë euro për 2 javë energji elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 13 milionë euro në vetëm dy javë. Kaq para ka shpenzuar KESH për të blerë energji elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur dy tenderë me anë të së cilëve ka blerë 90 mijë e 920 megavat/orë energji, me çmim mesatar 146.2 euro.

Kjo për shkak të shtimit të konsumit për ngrohje, si pasojë e temperaturave t e temperaturave të ulëta dhe mungesës së reshjeve. Mungesa e reshjeve veçanërisht gjatë dhjetorit uli në 1 mijë e 112 metër rezervën hidrike në liqenin e Fierzës, më të madhin në kaskadën e Drinit.

Të dhënat nga bursa hungareze HUPX tregojnë se për shkak të kërkesës së lartë që shumë vende europiane po kanë, çmimi i energjisë elektrike po rritet. Nga pak më shumë se 112 euro të shtunën, një megavat energji është rritur në mbi 153 euro.

Kjo në një kohë që nga muaji i ardhshëm, energjia elektrike për abonentët familjarë do të kushtojë më pak. Nga 1 shkurti e të paktën deri në fundin e këtij viti, një kilovat orë energji elektrike e konsumuar nuk do të kushtojë më 9.5 lekë, por 8.5 lekë. Me gjithë tatimin mbi vlerën e shtuar, për çdo kilovat orë energji të konsumuar do të paguhen 10.2 lekë, në vend të 11.4 lekëve.

Qeveria e argumentoi vendimin me situatën e kënaqshme në sektorin elektroenergjetik e cila rrezikon të prishet nga mungesa e reshjeve në vend dhe rritja e çmimit të energjisë në bursa./E.

Të fundit

Kush janë lojtarët më të paguar të Kombëtares (EMRAT)

Shumë prej tyre luajnë në kampionate të elitës. Futbollistët e kombëtares shqiptare I gjejmë në Serinë A të Italisë,...

“Deri dje ishim…mos më bëj ta them”/ Rama u përgjigjet kritikave për rrugët

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjete sociale, i cili ka shkruar se “S’ka rrugë në Shqipëri, dëgjojmë vetëm lotet...

Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025,Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm...

Dëmet në bujqësi pas reshjeve të fundit, eksperti: Si pasojë e bllokimit të kanaleve

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ditën që lamë pas ka shkaktuar probleme të shumta. Reshjet e shiut kanë përfshirë territorin e...

“Mos hajde më tek lokali im”/ Ja si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e këngëtarit

Janë mësuar detaje të reja, nga plagosja me thikë e këngëtarit shkodran Ademir Fresku. U bë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar...

Lajme të tjera

Web TV