“Dumani është SHBA në Shqipëri”/ Qeveria e Berishës e trajtoi si të pastrehë, i dha kredi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur kreu i SPAK, Altin Dumani është një nga njerëzit më të ndershëm që ka njohur sistemi i drejtësisë.

Prençi tha se vetë qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha e ka trajtuar atë si të pastrehë pasi banonte në një shtëpi me qira dhe i ka mundësuar kredi për blerjen e një apartamenti.

Ai i bëri thirrje gjithashtu Berishës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së që të ndalin akuzat ndaj Dumanit, pasi sipas tij, po ‘qelbin’ Shqipërinë me këto shpifje.

“Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të PD që sulmojnë Altin Dumanin, duke ia quajtur edhe zyrën 28 metra katror apartament dhe garazhin 16 metra katror apartament, janë në lajthitje. Sepse për një opozitë të mirëfilltë me një program që pret të vijë në pushtet, SPAK dhe BKH duhet të jenë aleat, jo armiq.

Berisha është edhe vetë shumë i mençur, i këshillon edhe këshilltarët ndonjëherë. Por është në të shtrembër kur sulmon SPAK dhe sidomos Altin Dumanin. Të jesh i bindur, unë jam bashkëkohës në punë, unë si drejtor Policie, ndërsa Altin Dumani si kreu i Prokurorisë së një rrethi apo i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur vetë Sali Berisha, vetë qeveria e Sali Berishës e ka trajtuar të pastrehë dhe ka rezultuar i pastrehë Altin Dumani dhe ka marrë kredinë.

Unë e mbaj mend momentin, kohën, shqetësimin, sepse ishte një njeri që jetonte me qira. Të gjitha ato që ia numërojnë sot Dumanit për apartamente, nuk bëjnë as sa një dhomë e një politikani po t’i bësh bashkë. Berishës i them mbylle këtë kapitull se keni qelbur Shqipërinë. Altin Dumani është SHBA në Shqipëri, është njeriu më i ndershëm që ata kanë pikasur këtu”, tha Prençi./E.T

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV