Plagosja e dyfishtë në Kurbin, vetëdorëzohet autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aurel Shurbi, personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin, është vetëdorëzuar në Polici. Mësohet se Shurbi është vetëdorëzuar sot pranë uniformave blu, pasi akuzohet për plagosjen me armë zjarri të Agron Memës, 50 vjeç, dhe Klevis Lekës, 30 vjeç, dajë e nip.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e Drojës, ku edhe banojnë të plagosurit. Ata u qëlluan me armë zjarri pranë shtëpisë së tyre, ndërkohë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë patur një tjetër konflikt tre ditë më parë.

Autoritetet janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Reagimi në kohë i Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë, ku për pasojë u plagosën dy shtetas (dajë e nip).

Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen dhe shoqëroi personat e përfshirë në konflikt, si dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësisë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzuar shërbimeve të Policisë.

Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dy shtetasit (dajë e nip).

Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh.

Lexo edhe :  Fundi i lojës në Ukrainë: Si mund të përfundojë lufta në vitin 2025

Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Bie sistemi në doganën maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks makinash

Bie sistemi në doganën Maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks automjetesh në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë. Siç...

Festoi Vitin e Ri me të shtëna armësh dhe postoi videon/ Arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar që kishte qëlluar me armë natën e Vitit të Ri për të festuar dhe më pas...

Skiatorja Lara Coulturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive/ Veliaj: Super rezultat

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar skiatoren Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj. Lara Colturi, skiatorja...

Akull dhe acar/ Britania e Madhe përgatitet për stuhi bore, çfarë pritet të ndodhë sonte

Bora, akulli dhe breshëri pritet të “pushtojnë” zona të mëdha të Anglisë dhe Uellsit këtë fundjavë. Parashikohet se 20-40 cm borë mund të bjerë në...

Lista me “Punët e Vitit”/ Cilat janë profesionet më të kërkuara dhe paguara për 2025-ën

Nëse jeni të aftësuar në financë, teknologji informacioni apo kujdes shëndetësor... atëherë 2025-a është viti juaj. Nuk është parashikim astrologjik, por analizë e mirëfilltë e...

Lajme të tjera

Web TV