Hamasi pranon draftin, marrëveshja për Gazën brenda 24 orësh?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit janë vendosur t’ua paraqesin brenda 24 orëve të ardhshme liderëve të tyre marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit, pranimi i së cilës, do t’i jepte praktikisht fund më shumë se një viti lufte në Rripin e Gazës.

Duke cituar dy zyrtarë te përfshirë në bisedime, Euronews thotë se Hamasi e ka pranuar draftin e ujdisë së pushimzjarrit me Izraelin që do të përfshinte një pauzë në luftime dhe lirimin e menjëhershëm të një duzinë pengjesh izraelite. Plani, megjithatë, do të ketë nevojë edhe për dritën jeshile të palës hebreje. Sipas zyrtarëve, marrëveshja do t’i paraqitet për miratim kabinetit izraelit.

Më herët gjatë ditës së sotme, një tjetër zyrtar foli në kushte anonimiteti duke pohuar se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike. Një burim palestinez i tha sakaq më herët BBC-së se marrëveshja parashikon lirimin e tre pengjeve në ditën e parë të hyrjes në fuqi. Aktivizimi i saj do të pasohet nga tërheqja e trupave izraelite nga zonat e populluara në Gaza.

Pas një jave, Hamasi duhet të lëshojë katër pengje të tjerë dhe shteti hebre duhet të nisë të lejojë kthimin e palestinezëve të larguar nga veriu i territorit. Janë 33 emra ishin në listën e pengjeve që pretendohet të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit. Izraeli është duke pritur që Hamasi të konfirmojë se sa prej tyre ishin ende gjallë. Pala izraelite po kështu thuhet se po negocion për nëntë pengje të sëmurë dhe të plagosur, që do të liroheshin në këtë fazë ndërsa diskutohet mundësia e shkëmbimit me disa qindra të burgosur palestinezë.

Nuk ka ende asgjë të sigurt mbi afatet kohore, por sipas presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, marrëveshja për pengjet dhe armëpushimi në Rrip mund të përfundojë deri në fund të javës. Ndërkohë që pritet finalizimi i ujdisë, në terren makthi vazhdon: Sulmet izraelite në Rripin e Gazës morën gjatë natës të paktën 18 jetë njerëzish, duke përfshirë këtu katër fëmijë e  gjashtë gra, njëra prej të cilave shtatzënë./K.K

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV