Vlera e pronës në zona periferike të Tiranës, siç është Farka, është rritur ndjeshëm, e kjo vjen si përgjigje e investimeve që janë bërë tha kryebashkiaku Erion Veliaj
“Për të gjithë familjet autoktone të Farkës, gjithë ky zhvillim që ka sjellë urbanizimi, investimet tona, rrugët, kanalizimet, ndriçimi, fibrat optike, të gjithë shërbimet e nevojshme, e kanë rritur, në disa raste, 4-5 herë vlerën e pronës”.
Në parkun e Liqenit të Farkës, Erion Veliaj iu bashkua një grupi studentësh të Arkitekturës, të cilët mbollën 300 pemë.
Ne mbjellim sot për të pasur hije pas 10-20 vitesh, por këto pemë do të lidhin tokën, do e ruajnë nga erozioni dhe markojnë një hapësirë publike. I tregojmë publikut që ç’është e publikut mbetet e publikut …. Cic – micet e ditës mbarojnë, ndërkohë që këto pemë do jenë këtu për 100, 200 e më shumë vite. Le të investohemi në gjëra që lënë një shenjë për mirë në Qytetin.
Deri më tani njoftoi Veliaj – janë mbjellë mbi 1 milionë pemë, dhe nëse vijohet me këtë ritëm, deri në 2030-ën mund të arrihet shifra 2 milionë./kb