“Diaspora në listat e PD”/ Topalli tregon vështirësitë: PS na mund me para dhe luks

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar 4 ditë nga hapja e portalit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e emigrantëve për të votuar në 11 maj, Partia Demokratike shprehet e kënaqur me pjesëmarrjen dhe është optimiste për një rotacion politik nga vota e shqiptarëve jashtë vendit.

Koordinatorja e selisë blu për diasporën, Jozefina Topalli, sërish është e mendimit se Partia Socialiste është disa hapa para opozitës sa i përket fushatës jashtë vendit. “Është fakt që PD ka filluar më vonë se PS. Ne kemi qenë parti e arrestuar. Në këto kushte po bëhet maksimumi. Është një garë kundër kohës, pasi pala tjetër ka dy vite që punon”, thotë ajo.

Sipas Topallit një faktor tjetër kundër opozitës është edhe mungesa e financave. “E vetmja gjë që na mundim gjithmonë është paraja dhe luksi, këtu ne nuk i kapim dot. Por ne mund t’i kapim nëpërmjet besimit, pasi vota është çështje besimi dhe unë besoj fort te shqiptarët e diasporës”.

Sa i përket listave për deputetë dhe mundësisë që eksponentë nga diaspora të jenë përfaqësues të Partisë Demokratike, Topalli pohoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë. “Nuk mund ta mendoj që të mos ketë përfaqësim nga diaspora, është çështje e proporcionit të votave. Ndoshta është hera e parë dhe nuk do ketë numër të lartë, por në numër simbolik do jetë në listat e PD”, thotë Topalli.

Zyrtarja e Partisë Demokratike pati një thirrje për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që deri në 4 mars të regjistrohen dhe të mos humbasin të drejtën e votës./e.t

Të fundit

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

“Non grata”/ Analisti: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

Moment i veçantë! Duka takon Papa Françeskun, i bën dhuratën speciale (VIDEO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është pritur në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan. Një takim mjaft i...

Lajme të tjera

Web TV