Sazani në duart e Trump, Rama miraton projektin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump. Investimi prej 1.4 miliardë Euro për resortin luksoz turistik do të zhvillohet në tre faza.

Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së lidhur me dhëndrin e tij, Jared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, KIS, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC dhe t’i japë asaj status të investitorit strategjik me procedurë të veçantë. Sipas vendimit të KIS, në ishull parashikohet një investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit ose 45 hektarë.

“Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë Euro”, thuhet në vendimin e KIS.

Me miratimin e statusit, kompania e lidhur me Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, do duhet të negociojë një kontratë me kompaninë publike Korporata e Investimeve Strategjike, ndërsa  një sërë institucionesh shtetërore, përfshi ministritë e Infrastrukturës, Mbrojtjes, Mjedisit, Ekonomisë vihen në dispozicion të kompanisë për të transferuar pronën dhe përgatitur dokumentacionin për lehtësim të punimeve. Nga akti i publikuar në faqen e AIDA del se vendimmarrja ishte e pritshme në favor të kërkesës së kompanisë.

Në fakt, në fillim të dhjetorit 2024, prona që ishte pjesë e planit të vendosjes së Forcave të Armatosura u hoq nga lista prej Presidentit të Republikës.  Vendimi i KIS nuk bën me dije se çfarë përfiton Shqipëria nga transferimi i pronës publike në favor të kompanisë amerikane, por përmendet se do të negociohet një kontratë me kompaninë amerikane.

Lexo edhe :  “Pushofsh në paqe e shtrenjta jonë!"/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të PS

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit që shkoi dhe kryeministri Edi Rama foli hapur në favor të tyre ndërsa i tha Nju Jork Times se interesimi i kompanisë së Kushner e bënte atë “krenar dhe të lumtur”.  Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner Affinity Partners, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

Planet dhe aprovimi apriori i qeverisë shqiptare u kritikuan nga opozita se po bëheshin për të përfituar favore politike në rast të rizgjedhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe mungesës së transparencës e garës.

Vendimi i KIS parashikon një sërë hapash që do ndërmerren kryesisht nga institucionet shtetërore në Shqipëri, për të ndihmuar kompaninë në sigurimin e pronës, dokumentacionin e nevojshëm dhe veprime të tjera që pritet të përmbyllen në tre muajt në vijim. Kompania nga ana tjetër do duhet të nënshkruaj një kontratë me Korporatën e Investimeve Strategjike dhe Albanian Seaports Development Company sh.a ndërsa do duhet të sigurojë me investimin e vet ujin, energjinë e të ngjashme.

“Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpëmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane”, thuhet në vendim. Vendimi i KIS bën me dije se statusi jepet për një periudhë 10 vjeçare dhe se ndërtimi parashikohet të jetë i ndarë në tre faza.

Të fundit

Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit për Gazën

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territorin nën kontrollin...

Koalicioni PD-PL/ Meta nga “313-ta” tek lista e sigurt e Berishës

Ish-Presidenti Ilir Meta duket se do ta fitojë mandatin për deputetet nga qelia. Sali Berisha, aleati i tij besnik, e ka konfirmuar se janë...

Diaspora, regjistrim dhe votim edhe me dokumente të skaduara

Të gjithë emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe pse mund të kenë një dokumentet e identifikimi jashtë afatit. Qeveria vendosi...

Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan! Ja faktorët

Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e...

Lajme të tjera

Web TV