Viti 2025 do të jetë shumë i rëndësishëm për ne shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Gjithçka shqiptare po merr një fuqi që kuptohet se po na afron përditë e më shumë drejt vetvetes etnike. Asgjë nuk na kanë bërë dot pushtuesit tanë historikë…

I.

Po ta shohësh me një vëmendje të thellë historinë e shtetit shqiptar, duhet të kujtohemi se edhe viti 1924 ishte një vit që, po të kishte triumfuar plotësisht fanolizmi, ne sot do të kishim qënë në një tjetër lloj zhvillimin, por gjithsesi, ky vit po na riçel sërish rikrijmin e vetvetes sonë etnike.

Sepse tani ne jemi të fortë, madje shumë të fortë si botë shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Jemi dy shtete shqiptare.

Por evolucioni drejt shqiptarisë si etni e plotë, po vijon.

Gjithçka shqiptare po përparon në të dy shtetet tanë.

Gjithçka shqiptare po merr një fuqi që kuptohet se po na afron përditë e më shumë drejt vetvetes etnike. Asgjë nuk na kanë bërë dot pushtuesit tanë historikë.

Por duhet ta shohim me vëmendje politikën tonë në një aleancë potente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ne shqiptarët jemi sak tamam me pozicionin politiko etnik të Ilirisë, Arbërisë dhe Epirit tonë.

Po ta shohim me vëmendje historike, të gjithë këtë njësi të mëdha të etnisë shqiptare në Gadishullin Ilirik, shohim se jemi në të njëjtin pozicion të Arbërisë: prandaj ne kemi kaluar historikisht e po ecim po njëlloj si koha e Cezarit të madh, të Piros së Epirit, të Gjergj Kastriot Skënderbeut të ndihmës së Austro Hungarisë dhe Gjermanisë në rikrijimin e Shqipërisë Etnike në vitin 1943, dhe kuptohet se historikisht këto ngjarje historike kanë brumosur te shqiptarët thellësisht shqiptarinë etnike, edhe sot është e njëjta situatë etnik, me territoret e të tre shteteve të saj: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.

Lexo edhe :  Berisha debat me Ramën ?

II.

Prandaj, po ta shohësh me vëmendje politiko – historiko – etnike historinë në këtë kohë, e sheh se, brenda përpjekjeve arbërore nga lashtësia e deri më sot, shqiptarët janë gjithmonë këta, njëlloj siç kanë qënë në Histori, nga lashtësia e deri më sot.

Por të gjithë kundërshtarët tanë e njohin lavdin shqiptar si Epir, Eladhë, Shqipëri Etnike, Dardani, Kosovë, Shqipëri;  që realisht përbëjnë sot katër shtete shqiptarësh, të cilët përbëjnë serish Shqipërinë Etnike.

Po Çamëria? Edhe ajo në këtë histori etnike është pleksur, madje, të gjithë analistët e thellë ndërkombëtarë sot mendojnë që, kur të nisë lëvizja për pavarësinë e Çamërisë, si ndodhi edhe ajo e Kosovës, shqiptaria do të ketë një ndihmë të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Le të shpresojmë.

Por historia na ka dhënë këtë aksiomë historike si një mësim të madh: të gjithë popujt e sulmuar, kur  rivalët e tyre pushtues kanë dashur t’i çkombtarizojnë, me rezistencën e tyre fitimtare,  ata si popuj heroikë, kanë sjellë një epokë të re historike, e cila ka pasur një vlerë të madhe në të gjithë qytetërimin botëror.

Kjo po pritet të ndodhë edhe me etninë shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Çamëri, për të gjitha arsyet që trajtuan në këtë punim./    S,M

Të fundit

Groenlanda nuk është në shitje/ Kryeministrja daneze telefonatë 45 minuta me Trump

Kryeministrja Daneze Mette Frederiksen ka mbajtur mbrëmjen e të mërkurës një bisedë telefonike 45 minutëshe me presidentin e zgjedhur...

Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin ‘Maria’

Angelina Jolie ka pranuar se ka gënjyer për të marrë rolin në filmin “Maria”. Për rolin kryesor të Maria Callas në këtë film, Jolie është nominuar...

Biden kërkon amendament kushtetues për t’i dhënë fund imunitetit presidencial

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se duhet të ketë një ndryshim në Kushtetutë që e bën të qartë se presidentët nuk janë...

Këto ushqime duhen shmangur pas orës 21:00

Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mund të “shkatërrojnë” gjumin. Ja disa prej...

Plani i qeverisë/ Taksa e pronave, nuk përjashtohen kategoritë në nevojë!

Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera, që deri më tani nuk kanë paguar. Në...

Lajme të tjera

Web TV