Si ndikojnë zgjedhjet në ekonominë shqiptare?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2025-a është një vit elektoral. Në periudha të tilla dinamikat e zhvillimit të ekonomisë ndryshojnë dhe përgjithësisht viti priret të jetë më e mirë, për shkak të sasisë më të madhe të parave që hidhen në qarkullim.

Çfarë pritet të ndodhë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare?

Qeveria shton investimet publike, veçanërisht në zonat me nivel të lartë popullsie, në përpjekje për të nxitur qytetarët që ta votojnë. Rrjedhimisht, por jo vetëm nga ky faktor, ka më shumë para në treg. Ky shtim i sasisë së parasë në qarkullim vjen edhe nga takimet dhe mitingjet elektorale që zhvillohen. Si pasojë, rritet puna për bizneset dhe veçanërisht, për ato të shërbimeve.

Një tjetër dukuri që ndodh dhe që ka qenë e dukshme është tani janë politikat sociale, më dashamirëse me pjesën më të madhe të qytetarëve. Në këto zgjedhje, dy janë kategoritë e etiketuara: pensionistët dhe emigrantët ose thënë ndryshe, diaspora që me shumë gjasë, pritet të përcaktojnë edhe fatin e këtyre zgjedhjeve.

SHIFRAT

Që në fund të vitit të kaluar, qeveria nisi zbatimin e politikave sociale që do ti paraprinin vitit elektoral: me bonusin e fundvitit për pensionistët; bonusin pranverës po për këtë kategori; bonusin e fundvitit për shtresat e varfra dhe rritjen e pagave për administratën publike.

Kategoria e dytë e etiketuar në këto zgjedhje është diaspora, e cila ka një ndikim jo të vogël në ekonomi.

SHIFRAT

Ky ndikim shfaqet me nivelin e remitancave, thënë ndryshe dërgesave të emigrantëve; kapitalit për investime; ekspertizës që emigrantët mund të sjellin në atdhe dhe rrjetit të tyre të bashkëpunëtorëve.

Por sa është sasia e parave që emigrantët sjellin në Shqipëri, për të kuptuar edhe rëndësinë e tyre?

Lexo edhe :  Tatimet: Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesën e re

SHIFRAT

Në vitin 2023, u shënua rekordi i 929 milionë eurove, ndërsa deri në shtator të vitit të kaluar, që është edhe e dhëna e fundit zyrtare, niveli i remitancave i kapërceu 772 milionë euro, çka dëshmon që me shumë gjasë, për vitin 2024 do të kemi një nivel të ri historik./ S,M

Të fundit

KQZ përcakton komisionerët, partitë ndahen paqësisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar ndarjen e komisionerëve që do të administrojnë procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të...

Berisha protestë me emergjencë, demokratët më 8 shkurt në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka shpallur protestën e radhës kombëtare, duke ftuar qytetarët nga çdo cep i Shqipërisë që të bashkohen...

Horoskopi ditor, 29 Janar 2025

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë disi e vështirë në raport me ditët e kaluara. Nëse diçka nuk ka shkuar siç donit, atëherë duhet...

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar...

Lajme të tjera

Web TV