Çfarë ndodhi? Kryebashkiaku socialist paraqitet në SPAK (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për pikë e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta. Prokuroria e Posaçme informon se nga dhënia e lejes në vitin 2015 dhe në vijim, janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, me autorizimin, datë 23.06.2020 “Për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, në stacionin rruga nacionale Bilisht-Kapshticë, kilometri 10, në afërsi të Doganës, Kapshticë”.

Subjekti “Genci Petrol”, sh.p.k. në kohën e dhënies së saj nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a. aktin e kontrollit, b. lejen e shfrytëzimit për stacionin e karburantit dhe c.autorizimin për hyrje-daljet në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, si rrugë interurbane dytësore./    S,M

Të fundit

Groenlanda nuk është në shitje/ Kryeministrja daneze telefonatë 45 minuta me Trump

Kryeministrja Daneze Mette Frederiksen ka mbajtur mbrëmjen e të mërkurës një bisedë telefonike 45 minutëshe me presidentin e zgjedhur...

Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin ‘Maria’

Angelina Jolie ka pranuar se ka gënjyer për të marrë rolin në filmin “Maria”. Për rolin kryesor të Maria Callas në këtë film, Jolie është nominuar...

Biden kërkon amendament kushtetues për t’i dhënë fund imunitetit presidencial

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se duhet të ketë një ndryshim në Kushtetutë që e bën të qartë se presidentët nuk janë...

Këto ushqime duhen shmangur pas orës 21:00

Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mund të “shkatërrojnë” gjumin. Ja disa prej...

Plani i qeverisë/ Taksa e pronave, nuk përjashtohen kategoritë në nevojë!

Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera, që deri më tani nuk kanë paguar. Në...

Lajme të tjera

Web TV