“Një zë i fortë i Europës në botë”/ Von Der Leyen vlerësohet me çmimin “Karli i Madh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian kërcënohet nga jashtë prej luftës agresore të Rusisë dhe nga brenda prej racistëve dhe demagogëve, Ursula von der Leyen mbron fuqishëm interesat e Europës, argumenton vendimin për të nderuar sivjet presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, me Çmimin presitgjoz ndërkombëtar Karli i Madh. Ky vlerësim duhet ta mbështesë atim që “ta drejtojë BE-në si një fuqi paqenxitëse, demokratizuese dhe partneriteti”.

Drejtoria e Çmimit Karl i Madh në Aachen vlerëson si arritje të veçantë të von der Leyen-it angazhimin e saj për kufizimin e pandemisë Corona, qëndrimin e vendosur dhe të prerë kundër Rusisë dhe impulset për “Green Deal”, me të cilin BE deri në vitin 2050 synon të jetë neutrale ndaj klimës.

66 vjeçarja von der Leyen është që nga viti 2019 presidente e Komisionit Europian në Bruksel.Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor 2024, ku aleanca e qendrës së djathtë Partia Popullore Europiane (EVP) mori shumicën e votave, politikania gjermane u rizgjodh në mandatin e dytë në këtë post. Përpara se të merrte detyrën në Bruksel politikania kristiandemokrate për gjashtë vjet ka qenë ministre ndër të tjera edhe e Mbrojtjes në Gjermani.

19 anëtarët e drejtorisë në Aachen në tekstin e formuluar për akordimin e çmimit von der Leyenit tërheqin njëkohësisht vëmendjen se: “Modeli europian i jetesës në liri, paqe, demokraci dhe mirëqenie është i rrezikuar”.

Rendi botëror është në ndryshim, dhe Europa duhet të veprojë. Ursula von der Leyen është personaliteti, që e ka këtë detyrë strategjike për Bashkimin Europian dhe që “ajo e përballon këtë.”

Ajo ka një kontribut të veçantë, që BE krizave epokale po “u bën ballë me vendosmëri e sukses”. Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor ajo ia doli, që të bashkojë pjesë të qendrës politike dhe të krijojë një shumicë të qartë paneuropiane, thuhet më tej.

Lexo edhe :  Turistët do paguajnë më shumë në Spanjë?/ Qeveria do të rrisë taksat

Presidentja e Komisionit të BE-së u shpreh e “prekur thellë” për këtë vlerësim. Ajo falenderoi në emër të “të gjithëve, që besojnë tek Europa”, deklaroi von der Leyen në platformën X./     S,M

Të fundit

E rëndë! 18-vjeçari sulmon me thikë mësuesen dhe dy nxënës/ Dy të vdekur deri më tani

Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët...

Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom

Një prej momenteve më të veçanta ka qenë edhe betimi i anëtarit më të ri të Këshillit, Sead Kazanxhiu. Kryebashkiaku Veliaj e quajti ‘moment...

Kurioziteti po vazhdon, turizmi gjatë vitit 2025 në kërkim të një rekordi të ri

Në Shqipëri pritet të vijnë më shumë turistë të huaj këta 12 muaj. Duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, me udhërrëfyes eksperiencën e...

Vizita e Spiropalit në Parlamentin e MB, Ambasada britanike në Tiranë zbardh diskutimet

Ambasada Britanik në Tiranë ka reaguar një ditë pas takimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali me homologun britanik. “Dje, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali,...

Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar

Hipokrizia nuk i përket asaj: «Michelle Obama nuk është dikush që bën sikur», konfirmon për revistën amerikane People një person i afërt me të. Ajo thjesht nuk...

Lajme të tjera

Web TV